Chelsea fiton derbin në “Wembley”

Sfida e parë në histori e Premier League e luajtur në “Wembley” u fitua nga Chelsea, që falë Marc Alonsos mori 3 pikët e para në kampionat duke mundur Tottenham në Derbin e Londrës pas një sfide drithëruese. Spanjolli ishte çelësi i fitores për ekipin e Contes, që në momente të caktuara dhe u dominua nga Tottenham, por shfaqi pragmatizëm absolut në këtë ndeshje, duke shfrytëzuar ato raste që ju paraqitën ndryshe nga vendasit, falë dhe cilësive të Alonsos që zhbllokoi rezultatin me një goditje dënimi fantastike në të 24-ën. Fati nuk ishte as me vendasit në pjesën e parë me shtyllën që i erdhi në ndihmë Cortois pas goditjes së Harry Kane.
Në pjesën e dytë, Tottenham pati kontrollin e topit përballë një Chelsea me stil paksa italian. Gjithsesi më e bukura e derbit do të vinte në fund, kur Batshuayi në të parin top që preku në fushë bëri atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë. Problemi vetëm…rrjeta ishte ajo e gabuara. Dy ndeshje pa fitore për kampionët e Anglisë do të ishin tepër në fillimin e kampionatit, ndaj në minutën e 88-të, Alonso mori sërish vetë gjithçka përsipër duke çuar në festë blutë e Londrës me golin e fitores.
Jo vetëm Manchester United pasi për shërbimet e Toby Alderwireld interesohet edhe Chelsea. Qëndërmbrojtësi belg i Tottenham-it, është shumë i kërkuar në merkato. Trajneri i kampionëve të Anglisë, Antonio Conte nuk është i kënaqur me skuadrën që ka aktualisht në dispozicion dhe i kërkuar presidentit Abramovich, të tjera përforcime në merkato. Me Chelsea-in, që po has probleme për të mbërritur te mbrojtësi i Southampton-it, Van Dijk, Blutë e Londrës e kanë hedhur vështrimin pikërisht nga belgu Alderwireld.
Grzegorz Krychoviak, në kërkim të një skuadre të re. Mesfushori polak ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain dhe një skuadrat që dëshiron të ketë shërbimet e tij është dhe West Ham. Megjithatë, drejtuesit e klubit londinez do t’i bëjnë një ofertë parizienëve për Krychoviak vetëm nëse nuk arrijnë të firmosin me William Carvalhon e Sportingut të Lisbonës.
Pasi humbi Kyle Walker që u transferua te Manchester City, Tottenhami dëshiron të blindojë mbrojtësit tjetër të krahut Danny Rose. Pochettino e konsideron të domosdoshëm për skemat mbrojtësin e krahut të majtë dhe për të shmangur presingun e Manchester United dhe Chelsea, Spursat do t’i ofrojnë një marrëveshje të re lojtarit, nga e cila Rose do të përfitojë dyfishin e pagës.

Artikulli paraprakTë padëshiruarit nuk lejohen të kandidojnë
Artikulli tjetërPSG “fluturon” me Neymar