Pse u arrestua botuesi Henri Çili

Pronari i Universitetit Europian të Tiranës dhe botuesi Henri Çili u arrestua mbrëmjen e djeshme.

“BalkanWeb” raporton se policia ka nisur një operacion pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Përmetit me akuzën për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari për lirimin e një personit të dënuari. Bëhet fjalë për ndikim ndaj një gjyqtari.

Nga hetimet është zbuluar një rrjet i tërë personash të përshirë. Nga prokuroria janë bërë muaj të tërë hetime e vëzhgime. 7 urdhër-arreste janë ekzekutuar në Tiranë e Përmet.

Janë shoqëruar dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë bërë dhe kontrolle banesash. Po kështu është ushtruar kontroll dhe në universitetin që drejtohet nga z. Çili, Universiteti Europian i Tiranës, për të gjetur personin në fjalë, i cili më pas është lokalizuar në banesën e tij, ku dhe i është bërë i ditur urdhri i arrestit.

Fillimisht është bërë shoqërimi i tij në policinë e Tiranës dhe më pas është dërguar në Policinë e Gjirokastrës. Procedimi ka nisur që në shtator 2019, për akuza si ushtrim i paligjshëm i ndikimit te organet e drejtësisë, mashtrim, falsifikim, pastrim parash.

Artikulli paraprakEASO: Shqipëria pas Nigerisë dhe Pakistanit me numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë
Artikulli tjetërVideo/ Dibra e lënë në harresë, Gjunkshi denonon: Premtimet e Ramës mashtrime për dibranët