Pse Presidenti e ktheu mbrapsht Ramën për buxhetin?

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur që të mos dekretojë ligjin e ‘Buxhetit të vitit 2019’. Arsyeja ka të bëjë me reflektimin që i kërkohet qeverisë për kërkesat e studentëve.
Me një njoftim për mediat, presidenca thotë se duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, presidenti ka vendosur të kthejë ligjin për buxhetin edhe njëherë në Kuvend.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidenti Shqipërisë Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.
Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.
Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama shkruan me ironi në Tëitter se ky hap i Presidentit vjen pas prezantimit të kërkesave të LSI.

Teksa e quan të gjithën ‘presion mbi studentët’ Rama iu bën thirrje të rinjve që të dalin nga kurthi dhe të flasin në emër të vetes.
“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama.
Duke marrë shkasë edhe nga kërkesat e studentëve, Presidenti Meta kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.
Presidenca ka reguar pas deklaratës së Ramës se presidenti e ktheu buxhetin për arsimin pas kërkesës së LSI-së.
Është zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në ‘Facebook’ se reagimi i Metës për të kthyer Buxhetin erdhi pasi kanë dëgjuar deklrata e kreut te Grupit Parlamentarët të PS, në Kuvend.
Ja postimi i plote i Blushit në facebook:
Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla:
Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?
Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje.
28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit.

Artikulli paraprakDeutsche Welle: Studentët në Shqipëri duan ndryshim, revolta nga korrupsioni e nepotizmi
Artikulli tjetërEdhe avokati i Ramës e pranon: Ai do të ikë, nuk ka më asnjë shpresë