Pse nuk investohet në Shqipëri? Para 1 muaji një amerikan erdhi dhe bleu tokë në Vlorë, por komshiu ia mori në mes të natës

Konfliktet me pronat po largojnë investitorët nga Shqipëria. Kështu shprehet ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford.

Sipas tij, në shumë raste bizneset e huaja tërhiqen nga projektet që kanë Shqipëri pasi nuk kanë siguri për terrenin ku realizojnë investimin.

“Para 1 muaji ishte rasti i një amerikani që erdhi dhe bleu tokë në Vlorë. Thanë që kemi dokumentet, komshiu i tha që është unë kam dokumentet por më duhet një çerek i tokës suaj. Shkuam në gjykatë, nuk kishte marrëveshje. Komshiu në mes të natës shkoi dhe e mori”, shprehet ai për Ora News.

Për të zgjidhur këtë problem Crawford sugjeron miratimin e një liste me pronat që nuk kanë probleme si një mundësi për të thithur investimet.

“Nëse nuk ka një Kadastër online, jemi të verbër, nuk e dimë se çfarë po bëjmë. Si mund të investosh dhe ndërtosh një fabrikë kur nuk e di nëse komshiu nesër do vijë dhe do thotë kjo është toka ime”, thotë Crawford.

Sipas Crawford mos hapja e negociatave me Shqipërinë ishte diçka që pritej.

“Nuk u habita që nuk morën këtë hap”, vijon ai.

Përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP dhe HEC-ve në Devoll janë kthyer në një problem serioz për ecurinë ekonomike të vendit e cila thuajse është përgjysmuar nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Artikulli paraprakBie tavani i konviktit në Qytetin Studenti, 4 muaj pasi ishte rikonstruktuar nga Veliaj
Artikulli tjetërBerisha: Fitore e paqes dhe e sigurisë në botë…