Pse Meta po kap për veshi 20 deputetë të dalë nga vota për PD ?

Nga Indrit Vokshi

Mbi 20 deputetë të dalë nga vota për PD në 2021, nuk bëjnë fushatë për PD për Këshilla Bashkiakë. Nuk guxojnë.

PD, thonë, është ajo që themi ne, është aty ku jemi ne. Pra PD në 2022 ishte Shtëpia e Lirisë, sot është Partia e Lirisë ish-LSI.

Edhe unë mundem të pretendoj se jam Xi Jinping i Kinës, mirëpo nuk rezulton askund që jam Xi Jinping. Nuk mund ta përcaktosh ti se kush është kush.

Më mirë të tregoheshin të ndershëm e të thonin nuk na përfaqëson më PD, pasi për ne, PD quhen vetëm fansat e Sali Berishës. Ju të tjerët nuk quheni demokratë, vetëm ata që fishkëllejnë për Sali Berishën quhen demokratë.

Të thonin: Ne nuk kemi parti, nuk kemi sigël, njohim vetëm Sali Berishën; ku është ai, shkojmë ne. U shpall ai mbret i Senegalit, ne e njohim edhe mbret të Senegalit dhe e shpallim veten senegelezë, nënshtetas të tij.

Më mirë të thonin kështu sesa të na tregojnë përralla të fëlliqura me shumica e me pakica. E di pse? Sepse nuk e kanë hallin tek shumica e pakica, e kanë tek nënshtrimi ndaj bosit Sali.

Nëse kriteri i gjykimit do të ishte “shumicë-pakicë”, dikush që pretendon se është vetë PD-ja e vërtetë, si ka mundësi që lidh koalicion me ish-LSI që ka 6% dhe, refuzon apo nuk njeh “PD-në e pavërtetë” e cila në rastin më katastrofë kap 10-15% sepse në kushte normale mund të kapë 25% pa Sali?

Është pazari i bosit Sali me Ilir Metën që i shtyn të na i thonë këto marrëzi. Edhe 1% të ketë Ilir Meta dhe 30% dikush tjetër, po i urdhëroi bosi se 1-shi është më madh se 30-a, ata harrojnë kriterin e shumicës dhe na thonë se 1% ka më shumë vlerë sepse është 1% i lirisë, 1% i moralshëm.

Sot komplotojnë PD-në, kapen për veshi nga Meta i cili shkon e u kujton marrëveshjen me bosin e tyre. U thotë keni detyrim që votat për Këshillat të m jepni mua, përndryshe, kini kujdes se tek lista e 2025 do i vendos unë 50% të deputetëve.

Demokratë që komandohen nga Likja? Edhe kur të kalojnë zyrtarisht tek Meta, do thonë jemi demokratë. Ashtu thotë edhe Edi Rama. Thotë kam qenë dikur me PD, jam më demokrat se ju.

Artikulli paraprakPërse socialistët duhet të votojnë Partinë Demokratike?
Artikulli tjetërPërse socialistët duhet të votojnë Partinë Demokratike