Pse ju qep goja “Skënderbeut” të Spiropalit para shkodranëve?

Banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër kanë protestuar ndaj Kryeministrit Rama, ndonëse ai ishte i rrethuar nga forca të shumta të policisë, ushtrisë dhe Gardës.

Banorët e dëmtuar nga përmbytjet kanë marrë një varkë dhe e kanë mbushur plot me parrulla kundër Ramës dhe e kanë vendosur në mes të rrugës ku do të kalonte Rama.

Ka patur prej tyre që kanë shpërthyer me ironi ndaj Ramës, i cili gjatë gjithë kohës që ka ecur në këmbë e ka mbajtur kokën ulur pa thënë asnjë batutë siç e ka zakon kur shkon në zonat e tjera, por nuk i ka kursyer ato me mjekët dhe infermierët në Satdium gjatë vaksinimit.

“Jemi mbledhur për të pritur Skëndërbeun e tretë, se dyshi është Spiropali”, tha një banor nga Berdica e Mesme, njësia administrative Berdicë.

“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, u shpreh një banor i zonës.

“Shteti të ulet më këmbë në tokë dhe të shohi sic e ka zakoni shqiptar. Unë kam dasht ta përfshëndes ta përqafoj se po na sjell një buqet pas një viti e gjysmë. Me ardh sot pas 1 viti e gjysëm që Shkodrën e ka quajtur epidemi, me të dhënat që ka dhënë më duket absurde. Asnjë ndihmë për tokat e përmbytura. Unë i bëj thirrje qeverisë që të mbështesë banorët. Unë jam nis vetëm në 6 e gjysëm me cizme të larta nga vendi. Do kërkoj dëmshpërblim. Në si banorë e shprehim indinjatën nëpërmjet jush”, shprehet një banor.

“Jam Aleksandër Pashuku banor i Bërdicës, kam një biznes varrezë makinash dhe të gjitha mjetet ndodhen nën ujë. Kërkoj nga shteti të na i paguaj një për një. Shteti a duhet të më dëmshpërmblejë mua për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet? Edhe unë kam detyrime ndaj shtetit të paguaj, të njëjtën gjë presim dhe në nga shteti. Por shteti nuk dërgon një person të na shohi të gjitha dëmet që na janë shkaktuar. TVSH e gjëra na kanë ardhur 8 milionë lekë dhe i kemi paguar të gjitha siguracionet të gjitha gjërat, shteti të mbajë përgjegjësi”,u shpreh një banor i Bërdicës.

varka1613469028

 

Artikulli paraprakFoto/ Rama pritet me revoltë në Shkodër, qindra forca të ushtrisë, policisë dhe Gardës rrethojnë kryeministrin
Artikulli tjetërPërse po blihet kaq shumë sigurimi Anti-Covid