Pse gjermanët janë skeptikë ndaj Trump?

Anembanё gjithçka ka tё bёjё me Trump: bёhen pёrgatitjet pёr inaugurimin nё Uashington. Por habia, se ç’president kanё zgjedhur nё SHBA vazhdon tё jetё e pashuar nё Gjermani. Disa madje mendojnё se janё nё zhgjёndёr. Por tani vёrtet nё program ёshtё inaugurimi i Donald Trump-it. “Nёse ai do tё kandidonte nё Gjermani, ai nuk do tё ishte bёrё president”, vё nё dukje eksperti i Institutit tё Demoskopisё Infratest Dimap. Hulumtimet e tij tregojnё se, me zgjedhjen e Trump-it ka rёnё dukshёm besimi i gjermanёve ndaj SHBA-sё. Tё pyetur nёse “SHBA ёshtё njё partner i besueshёm?” para zgjedhjeve njё nё dy gjermanё pёrgjigjej me “po”, pas zgjedhjeve kёtё pёrgjigje e jep vetёm njё nё pesё vetё. Mosbesimi reflekton ndaj tё gjithё sistemit politik, qё e ka bёrё tё mundur Trump”, shpjegon Kunert. Ai e vlerёson si sinjifikativ faktin, se sa i qartё ёshtё refuzimi i gjermanёve. “Diç duhet tё humbasё nё transportin e informacionit pёrtej Atlantikut”.
Zёrat nga popullsia shprehin irritimin pёr presidentin e 45 tё SHBA-sё. “Kam mjaft rezerva pёr Donald Trump”, thotё njё e re kalimtare nё kuartierin qeveritar nё Berlin. Ajo mendon kёshtu jo vetёm sepse dikush vjen nё kёtё mёnyrё nё njё pozicion kaq tё pushtetshёm me Fake News, gjё qё ёshtё mjaft e rrezikshme, por edhe sepse prej tij mund tё ndihen tё inkurajuar edhe tё tjerё politikanё populistё, shpjegon ajo.
Kurt Weser nga Limburg mbi Lahn ёshtё gjithashtu i shqetёsuar pёr arsye politike, sa i pёrket bashkёpunimit ndёrkombёtar nё rast konfliktesh, tё ardhmes sё NATO-s: “Me deklaratat qё ai ka bёrё deri tani ka qenё pak bindёs, ne duhet tё presim fillimisht se çfarё do tё ndodhё”, kёshillon ai.
Zёra tё kundёrt ёshtё e vёshtirё tё gjesh, por megjithatё ka qё mendojnё edhe ndryshe. Susanne Walter e konsideron Donald Trump-in si njё zgjedhje tё mirё. “Me Hillary Clinton ndoshta do tё kishim luftёn e tretё botёrore”, mendon ajo duke iu referuar raporteve mes SHBA-sё dhe Rusisё. Ajo mandej mendon, se ёshtё mirё, qё Trump i kundёrvihet ashpёr kancelares Angela Merkel dhe e quan politikёn e saj pёr refugjatёt njё “gabim katastrofik”.
Aktorёve politikё nё Gjermani deri tani nuk u mbetet shumё veçse tё presin qё Trump tё marrё postin dhe tё shohin se çfarё e pret bashkёsinё ndёrkombёtare. Ekspertja nё fushёn e demoskopisё Renate Köcher mendon se, “si politika edhe ekonomia lidhin me Trump mjaft rreziqe, por nё ekonomi ka edhe njё tendencё, qё e sheh ndryshimin e pushtetit si pozitiv”. Renate Köcher, ёshtё drejtore ekzekutive e Institutit tё Demoskopisё Allensbach. Nё bisedё pёr “DW” ajo ve nё dukje, se gjysma e vendimmarrёsve politikë besojnё, se Trump do tё bёjё qё tё pёrkeqёsohen marrёdhёniet me SHBA-nё, ndёrsa nё ekonomi janё mё pak qё mendojnё kёshtu, 41%. Pavarёsisht kёrcёnimit tё Trump-it pёr gjobat doganore dhe pengimin e tregtisё sё lirё 64% e drejtuesve nё ekonomi qё janё anketuar shohin shanse pёr sipёrmarrjet e tyre.

Artikulli paraprakObama është optimist për të ardhmen e Amerikës
Artikulli tjetërRusia mund të njohë pavarësinë e Kosovës