Pse Edvin Kristaq Xhelati shpalli vrasjen shteterore aksident?

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, ne perpjekjet e tij per te manipuluar vrasjen shteterore prapa shpine ne prag te deres, Edvin Kristaq Rama firmosi ligjin dhe vendimin me te cilet te atit te Klodian Rashes i lidhi nje pension te 8-fishte dhe per kete, meqenese ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter te botes nuk ekziston nje ligj i tille, Edvin Kristaq Xhelati nxori nje ligj te ri si akt normativ dhe mbi bazen e tij nxori brenda te njejtes dite pa hyre ne fuqi ligji vendimin e 8 pensioneve sociale.

Per te justifikuar kete akt te pashembullt ne historine e nje shteti, Edvini e shpalli, ne ligjin dhe vendimin e tij, vrasjen me qellime mbrapa shpine me dy plumba ne prag te deres se shtepise, aksident dhe te kryer me revole te shtetit sikur vetem revolja dhe jo edhe inspektori i policise ishte e shtetit.

Duke shpallur vrasjen shteterore aksident dhe shperblyer familjen per aksident, Edvin Kristaq Xhelati perdhos te gjalle dhe te vdekur, ekzekuton per se dyti te riun Klodian Rasha.

Te dashur miq, familjes Rasha me ligjet dhe kushtetuten e ketij vendi pa asnje diskutim i takon demshperblimi per njeriun e tyre te dashur te ekzekutuar ne prag te deres nga shteti.

Shteti shqiptar dhe çdo shtet tjeter me kushtetute dhe ligj eshte i detyruar te demshperbleje cdo vrasje shteterore jashte kushteve ligjore.

Demshperbilimi i vrasjeve shteterore eshte forma me e plote e demshperblimit.

Rruga qe ndoqi Edvin Kristaq Xhelati nuk eshte pra rruga ligjore por eshte rruge kanunore dhe absolutisht jo e kanunit te Lekes apo te Kanunit te Skenderbeut por vetem e vetem e kanunit te mafies pra e kodit te kesaj te fundit dhe shpellave te saj.

Eshte e vertet se kanuni i Lekes e njeh shlyerjen e gjakut me para me ujdine e paleve. Por kanuni nuk lejon kurre te tjetersosh vrasjen, gjakun qe paguan ne aksident.

Perkundrazi, pagesa deshmon se ti ke pranuar gjakun si te tille.

Kurse ne kodin e kumbarise te shpellave te mafies, kumbara vrases shlyen gjakun me aq sa do dhe pas pageses e quan apo shpall ne disrespekt dhe perdhosje te viktimes si te desheroje; aksident, incident, ngjarje etj etj vrasjen e viktimes qe i ka paguar gjakun.

Cilat jane pasojat e ketij veprimi antikushtetues, antiligjor, kriminal dhe mafioz.

Se pari, ky eshte nje manipulim flagrant i vrasjes shteterore dhe perçmimi e perdhosje te atij qe i moren jeten ne prag te deres se shtepise. Asnjeri mbi toke nuk do pranonte kurre qe pasi te vritej pas shpine dhe me qellim te shpallej aksident sikur shkrepi pa dashje arma.

Se dyti, kjo eshte nje perpjekje kriminale e ulet per te mbrojtur me çdo kusht vrasesin.

Ju rikujtoj ketu se po dje, per te maskuar kete mbrojtje, prokuroria e partise deklaroi se po ndryshonte kualifikimin e vepres penale duke e renduar ate. Me kete njoftim te porositur prokuroria i tha publikut se gjoja une nuk ndikohem nga ligji dhe vendimi i qeverise me te cilin vrasja prapa shpine e qellimshme u shpall aksident.

Por kjo eshte thjesht nje perpjekje e fasade dhe pabesi jo vetem ndaj viktimes por edhe familjes se tij.

Familja Rasha si çdo familje shqiptare ne raste te tilla kerkon para se gjithash drejtesi dhe vetem drejtesi.

Eshte pabesi ndaj faniljes Rasha sepse vrasesi me pagese dhe uniforme ka tani si mburoje para gjykates ne Tirane dhe ne Strazburg ligjin dhe vendimin zyrtar konkret te qeverise me demshperblim, me te cilin vrasja e tij shpallet aksident dhe mjerisht duke vene dhe pagesa ne mes.

Keshtu qe ipso facto shpallja merret e pranuar edhe nga pala e viktimes.

Eshte veshtire te gjesh gjyktates ne Shqiperi apo ne Europe qe te mos marre parasysh aktin zyrtar te shoqeruar me pagese te qeverise ne gjykimin e rastit pra te mos perfille ligjin dhe vendimin, i cili duket i dakordesuar midis paleve.

Se treti, me nje akt te tille antikushtetues dhe antiligjor Edvin Kristaq Xhelati qe nuk njeh kufij ne pabesine e tij, zevendeson sigurine ligjore te jetes se qytetareve me pasigurine ekstreme te jetes se tyre.

Sot e tutje çdo vrases me pagese e me uniforme si Nevaldo i Edvinit mund te vrase cilindo qe deshiron apo qe porositet, qofte edhe tek dera e shtepise se tij, dhe vepra e tij kriminale te cilesohet aksident dhe jo vrasje e qellimshme.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe si akt antiligjor antikushtetues, si mbrojtje te vrasesit dhe pabesi ndaj viktimes dhe familjes se tij, shpalljen nga Edvin Kristaq Xhelati me ligj dhe vendim te veçante te vrasjes shteterore te Klodian Rashes si aksident.

Ju bej thirrje te rinjve kryengrites, de facto elite e guximit kombetar, te vazhdojne betejen e tyre me e drejta, me fisnikja qe nga Dhjetori 1990 gjer sot.

Guximtaret fitojne gjithmone! sb

Artikulli paraprakProcedohet penalisht njeriu i memeve kundër Ramës: Akuzohem për statuset në Facebook
Artikulli tjetër“Të humbur” në komisariate: Qelitë plot me protestues, ndërsa familjet lihen në errësirë