Pse dronët janë e ardhmja e luftës globale

Shtetet e Bashkuara kanë filluar t’i përdorin 20 vite më parë për të kryer vrasje të shënjestruara. Sot dronët gjenden në arsenalet e 95 vendeve dhe të shumë organizatave joshtetërore. Dhe kushtëzojnë kështu asetet gjeopolitike.

Më 20 qershor të vitit 2019 DonaldTrump ka qenë një hap larg nga shpërthimi i një lufte të re. Irani sapo kishte rrëzuar një dron amerikan Global Hawk, avion pa pilot i përdorur për misione rikonjicioni. Droni gjendej në më shumë se 10000 metra lartësi mbi Ngushticën e Hormuzit, pjesën e detit që ndan Gadishullin Arabik nga brigjet iraniane. Por në momentin e fundit Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vendosur që të mos i përgjigjet sulmit. Eskalimi është shmangur sërish më 18 korrik, kur në të njëjtën zonë “Uss Boxer”, një anije e Marinës ushtarake amerikane, ka rrëzuar një dron iranian që i ishte afruar shumë asaj. Dhe më 14 shtator ka pasur një sulm, ka mundësi i urdhëruar nga Irani, kundër dy impianteve të kompanisëpetrolifere Saudi Aramconë Arabinë Saudite. Në operacion duket se janë përdorur 20 dronë. [Më 3 janar Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një dron për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Soleimaninë Baghdad të Irakut, shënimi im.].Nuk i njohim të gjitha detajet e këtyre episodeve, por mund të nxjerrim një konkluzion: dronët ushtarakë kanë fituar një rol themelor në konkurrencën strategjike midis fuqive ndërkombëtare.Sipas INSS-së, Institutit për Studimet e Sigurisë Kombëtare të Tel Avivit në Izael, me sulmin e 14 shtatorit “Irani kanxjerrë në pah superioritetin e tij asimetrik ne Gjirin Persik dhe ka demonstruar se Arabia Saudite, megjithëse duke qenë vendi i tretë në botë për shpenzimet ushtarake, është e prekshme nga këto lloj sulmesh. Teherani mund za destabilizojë kështu unitetin e frontit të monarkive arabe armiqësore ndaj Iranit dhe vazhdon ta dobësojë besimin e shteteve të Gjirit ndaj sistemit mbrojtës të krijuar nga Shtetet e Bashkuara në rajon”.
Me 2019 është mbyllur një dekadë e karakterizuar nga përhapja e madhe e avionëve të komanduar në largësi. Sipas studimeve të Bard College e shtetit NewYork, në 10 vitet e fundit numri i vendeve që disponojnë dronë ushtarakë ka kaluar nga 60 në 95. Hulumtuesit, që në muajin shtator kanë botuar raportin “Dronedatabook”, theksojnë se sot ekzistojnë 171 modele dronësh. Flota botërore ka shkuar në 21000 mjete operative, por e dhëna e është e nënvlerësuar, duke qenë se nuk ka të dhëna të sakta për dronët në posedim të Kinës dhe Iranit. Ndërkohë vazhdon zhvillimi i robotëve tokësore dhe detarë. Rritja e dronëve në qarkullim shoqërohet nga një normalizim i këtyre teknologjive ushtarake. Në tetorin e 2019 ushtria vlerësuar ka nderuar me medalje trimërie disa ushtarakë të përdorur “jashtë teatrave operative tradicionale”. Bëhej fjalë për pilotë dronësh që nga bazat e Waddington në Mbretërinë e Bashkuara dhe të Creech në Shtetet e Bashkuara kishin kryer sulme kundër ISIS-it në Siri e në Irak.
Tashmë këto armë janë bërë “një pajisje ushtarake standard”, shpjegon DanGettinger, koordinator i“Drone databook”.“Teatrat operative të Ukrainës, Sirisë dhe Jemenit, rajonet në qendër të përplasjeve të rëndësishme gjeopolitike, si Gjiri Persik apo Deti i Kinës Jugore, janë të populluara gjithnjë e më shumë nga dronë me përmasa dhe karakteristika të ndryshme. Të përdorur për të mbledhur informacione apo për sulme të shënjestruara, dronët janë në çdo rast një element themelor i luftës moderne”.Operacionet kundër “grupeve terroriste”,nga Al Qaeda tek ISIS-i, vazhdojnë të përfaqësojnë terrenin më evident të eksperimentimit ushtarak. Dhe është pikërisht në funksion të gjuetisë së xhihadistëve që Reaper-ët e parë francezë kanë nisur të fluturojnë në Sahel nga fundi i 2019. Sulmi i parë francez me dron ka ndodhur më 21 dhjetor në Mali.

Përdorime kreative
Pasi CIA ka eliminuar një lider të al Qaedas në Jemen në fundin e 2002,dronët amerikanë kanë kryer dhjetëramijëra misione në Afganistan dhe rreth 1000 operacione në Pakistan, Jemen e Somali. Fakti që CIA, një agjenci spiunazhi civil, të kryente operacione ilegale dhe të diskutueshme nga pikëpamja etike ka bërë që të ngjallet një debat i zjarrtë. Por ndërkohë dronët e ushtrisë amerikane janë bërë armë konvencionale. Në të gjithë botëm afirmohen mënra të reja përdorimi dronësh. Në kufijtë e ndjeshëm, mjetet pa pilot janë përdorur më mbështetje të strategjive agresive mbrojtëse të kufijve. Nga viti 2013, Marina kineyekryen operacione të rregullta rikonjicioni mbi ishujt Senkaku/Diaoyu, në qendër të një kontestimi midis Japonisë Kinës dhe Tajvanit. Në fundin e 2017 një dron “Heron” i ushtrisë indiane ka rënë në territorin kinez teksa fluturonte mbi rrafshnaltën e Doklam, e rivendikuar nga të dy vendet.“Drone databook” shton se “Irani ka krijuar 4 baza të reja dronësh në rajonin e Gjirit Persik”, mbi të gjitha për të mbajtur nën kontroll anijet amerikane që kalojnë në zonë.
Dronët ushtarakë përdoren edhe për sigurinë e brendshme, përfshi represionin e minorancave. “Drone databook” flet për 8 baza në jug të Turqisë të destinuara për operacione kundër kurdëve. I njëjti diskutim vlen edhe për Kinën: nga baza e Kashit dhe nga aeroporti i Hotanit në provincën e Ksiniangut nisen dronët e Pekinit që survejojnë minorancën myslimane të ujgurëve. Në pjesën tjetër të vendit duket se ka 30 baza dronësh. Gjithnjë e më shpesh dronët “bien” në fushat e betejës për shkak incidentesh apo sepse kapen apo rrëzohen nga armiku. Në nëntorin e 2019 ushtria amerikane se një “Reaper” ishte rrëzuar nga një “sistem rus” sipër kryeqytetit libian Tripoli. Në të njëjtën zonë është rrëzuar edhe një dron italian. Ushtritë moderne preferojnë më mirë të humbasin një makinë sesa një ushtar. Por cënueshmëria e mjeteve pa pilot, që në të kaluarën ishte një problem dytësor, po shtyn që të bëhen vlerësime të reja. Pas sulmit iranian në Ngushticën e Hormuzit, Aeronautika ka propozuar që të shkurtojë 21 nga 35 GlobalHawk e saj, dronë që kanë kosto të larta mirëmbajtjeje dhe pika të dobëta: duke qenë se ndjekin një trajektore të programuar më parë dhe nuk janë të pajisur me sisteme mbrojtje, janë objektiva të lehtë.
Por sipas Jean-Christophe Noël, hulumtues në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, zhvillimi i dronëve nuk është mauturuar akoma. “Në vitet e fundit kemi asistuar në në shpërthim kreativiteti. Ardhja e dronëve ngjan me shpikjen e bombardës në ‘400, që i bëri demode kështjellat. Por revolucioni nuk ka përfunduar akoma, nuk e dimë akoma se cili do të jetë në të ardhmen instrumenti më i përshtatshëm për nevojat ushtarake”. Avionët pa pilot “i shtojnë një nivel kompleksiteti luftës ajrore, që detyron të rimendohen strategjitë sulmuese dhe mbrojtëse, një proces përshtatshmërie që do të kërkojë kohë”, vëren Noël. “Sot ushtritë bëjnë tentativa për të gjetur kompromisn e mirë midis dimensioneve të dronëve e fuqisë së zjarrit, por edhe të rolit të qenieve njerëzore në autonominë e këtyre armëve”. Një dron kamikaz është ndryshe nga një raketë e vogël? Cilat do të jenë avantazhet e një grupi dronësh karshi një bombardimi me avionë tradicionalë? Pa inteligjencën artificiale, a mund ta konsiderojmë dronin si një raketë të thjeshtë kryqëzori? Pas garës së zhvillimit të dronëve të 10 viteve të fundit, tani shtabet e përgjithshme e vendeve të ndryshme po përpunojnë në sekret të plotë strategjitë e tyre.

Avantazhi izraelian
Pikëpyetje të tjera kanë të bëjnë me sektorin e survejimit. Vëmendja tashmë nuk ësjhtë edhe aq mbi cilësinë e ndjesorëve të pranishëm në aparate, por mbi trajtimin e të dhënave për t’u mbledhur e përdorur për operacionet e ardhshme. “Të dhënat janë një objekt i ndjeshëm, të vështira për t’u shkëmbyer dhe, nëqoftëse dëshirohet të integrohet një inteligjencë artificiale, çfarëdolloj rezultati do të varet nga një tërësi koherente të dhënash. Duke filluar nga prototipët, kemi nevojë të punojmë sëbashku për të përcaktuar një politikë të përbashkët dhe mbledhur një sasi të madhe të dhënash në kohë paqeje” në pritje të luftërave të ardhshme, ka deklaruar për “Le Monde” Gjenerali André Lanata,Komandant i NATO-s. Në 10 vitet e ardhshme, pionierët e luftës së dronëve do të kërkojnë që ta ruajnë avantazhin e tyre teknologjik. Për momentin, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë pak që të arrihen. Bazat e tyre mirëpresion 15000 aparatë dhe në 2019 Pentagoni i ka kërkuar Kongresit 9.5 miliard dollarë për të blerë 3500 dronë të rinj të çfarëdo lloji, 2 miliard më shumë respektivisht 2018.
Dronët amerikanë përdoren në të gjithë botën. Më vitin 2011 janë nisur nga baza italiane e Sigonella në Siçili për të goditur trupat e Kolonelit Gedafi në Libi dhe nga Tunizia kundër grupeve xhihadiste sunitë. Në vitin 2014 kanë goditur BokoHaram në Çad dhe ato të nisur nga 5 bazat kineze në Lindje të Mesme kanë goditur ISIS-in në Irak e në Siri. Në vitin 2015, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, dronët amerikanë janë dislokuar në Letoni, në vitin 2018 në Câmpia Turzii të Rumanisë dhe më vonë, pas një testimi bërthamor të kryer nga regjimi koreanoverior, në Korenë e Jugut.Në vitin 2019 është bërë opetrative baza e Agadez në Niger, ku ushtria amerikane ka çuar dronët e armatosur “Reaper”.Edhe Izraeli, një pionieri i vërtetë në këtë sektor, dëshiron ta ruajë avantazhin e tij.
Hulumtuesja Liran Antebi ka shpjeguar se vendi “ka filluar t’i përdorë dronët për të bërë fotografime në vitet ‘70, më pas për operacionet rikonjicioni gjatë luftës së parë të Libanit në vitin 1982, sidomos në Operacionin “Artzav19”, që konsistonte në shkatërrimin e baterive kundërajrore siriane. Ky operacion ka bërë shkollë në përdorimin e përbashkët të dronëve e të avionëve tradicionalë dhe raketave. Disa dronë vëzhgimi izraelianë qenë individualizuar nga mbrojtja siriane, por në realitet qenë përdorur për të aktivizuar kundërajrorët sirianë, duke i bërë radarët të kuptonin se qenë avionë. Në këtë mënyrë u kanë treguar gjuajtësve objektivat për t’u goditur. Kurse avionët e pilotuar në largësi kanë survejuar MIG-ët sirianë të ngritur për t’ju përgjigjur sulmit. Kështu, aviacioni izraelian ka mundur t’i paraprijë reagimit armik dhe brenda pak minutash ka rrëzuar nja 20 avionë. Në dekadën e parë të këtij shekulli kanë ndodhur operacionet e luftës së dytë në Liban, ato të Rripit të Gazas kundër Hamasit dhe goditjet ndaj grupit shiit libanez Hizballah. Falë përvojës së fituar, Izraeli ka qenë eksportuesi më i madh botëror i dronëve midis viteve 2005 e 2013.

Kthesa kineze
Të ardhurit e rinj – Irani, Turqia, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – i kanë përsosur armët e tyre mbi bazën e vrasjeve të shënjestruara të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe sot po e ndryshojnë rrënjësisht gjeopolitikën e dronëve. Raporti i Bard College tregon se 7 vende i përdorin dronët e tyre nga baza jashtë vendit: Shtetet e Bashkuara (në 13 vende), Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por dyfishi i vendeve i ka përdorur dronët e tyre nga kufijtë e tij dhe të paktën 10 kanë shërbyer për të realizuar sulme, midis të cilëve Azerbajxhani, Irani, Nigeria, Pakistani dhe Turqia.Në Lindje të mesme proliferimi i avionëve të pilotuar në largësi i paraqet një sfidë Izraelit, pasi i stimulon një përdorim agresiv.
“Teknologjia është përhapur shumë tashmë”, shkruan Antebi. Ushtria ruse ka pohuar se ka rrëzuar në 2019 rreth 60 dronë të manovruar nga rebelët në veriperëndim të Sirisë. Siças Moskës, baza e saj ajrore e Khmeimimit, në juglindje të Sirisë, është shënjestruar dy herë, në fillimin e 2018 dhe në verën e 2019, nga sulmet e dronëve.“Dronët e armatosur u kanë dhënë shumë organizatave joshtetërore një kapacitet të ri për kryerjen e sulmeve ajrore pa marrë mbi vete përgjegjësinë dhe duke e ruajtur sekretin mbi origjinën e tyre”, vëren Antebi. “Veç kësaj, është rritur ndjeshëm kapaciteti i kryerjes së operacioneve të rikonjicionit”.
Pasi ka përdorur me sukses për herë të parë dronët në operacione rikonjicioni mbi Izrael në vitet 2004 e 2005, Hizballahu libanez i ka përdorur në mënyrë të ndryshme gjatë vitit 2006, gjatë 34 ditëve të përplasjeve me forcat mbrojtëse izraeliane, siç shpjegojnë Guillaume Lasconjariasdhe Hassan Majed i Institutit të Kërkimit Strategjik të Shkollës Ushtarake në Paris.
“Në këtë rast dronët janë përdorur për të goditur: 3 Ababil të prodhimit iranian” të pajisur me ngarkesa eksplozivi 50 kilogramësh janë përdorur “si raketa krqëzorësh kundër strukturave strategjike izraeliane. Në këtë mënyrë Hizballahu ka krijuar edhe një precedent:“Ka demonstruar se është i barabartë me një shtet në përdorimin e mjeteve hibride”.Në vitin 2014 ky kapacitet është përdorur nga Brigadat Ezzedin al-Qassam, krah i armatosur i lëvizjes palestineze Hamas;më pas nga houthitë në Jemen kundër sistemeve antiraketore saudite. Edhe në Siri e në Irak kanë dalë në dritë kapacitetet ushtarake e liderëve të Hizballahut, të ndihmuar nga Gradianët e Revolucionit iranianë: në shtatorin e 2014 organizata shiite ka përfunduar sulmin e saj të parë ajror me dronë të nisur nga Lugina e Bekaasë kundër grupit sunit Al Nusra, në kufirin midis Sirisë e Libanit. Nga viti 2016, Izraeli ka kryer qindra sulme kundër Hizballahut në Irak e në Siri. Në gushtin e 2019 ushtria izraeliane ka realizuar një sulm “parandalues” me dronë në periferi të Damaskut.
Ndërkohë edhe Turqia kërkon të imponohet. Ankaraja ka aktivizuar tashmë diplomacinë e saj të dronëve, duke ia shitur mjetet e saj Ukrainës, Tunizisë dhe Libisë, ku ka bërë biznes me qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare të udhëhequr nga Fayez al Sarraj, me seli në Tripoli. Në Libi avionët pa pilot nxjerrin në pah përplasjen në largësi që po shkatërron vendin: nga njëra anë dronët Bayraktar Tb2 turq (dhe Orbiter-3izraelianë) që përdor qeveria e Tripolit; nga ana tjetër ata Wing Loong kinezë të siguruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Ushtrinë Kombëtare e Gjeneralit Khalifa Haftar, që kontrollon Cirenaikën dhe po kërkon që të pushtojë Tripolin. Në mes të dhjetorit 2019, Ankaraja ka përdorur për herë të parë një dron të armatosur në Qipron Veriore. Një lëvizje, pas vendimit të Ankarasë për të ripërvaktuar kufirin detar turk në ujërat përballë bregut libian, që ka bërë të rriten më tej tensionet me Greqinë. Pastaj është Kina, e cila mund ta transformojë rrënjësisht tregun botëror të dronëve.
Sipas Pentagonit, Pekini synon që të prodhojë 42000 dronë të çdo lloji brenda vitit 2023. “Kinezët po eksperimentojnë akoma, por brenda 10 vitesh do të prodhojnë ekuivalentin e një “Reaper” me gjysmë çmimi. Dhe do të shesin shumë në të gjitha vendet ku janë të pranishëm, sidomos në Afrikë”, thekson Christophe Fontaine, njëish specialist i Aeronautikës franceze që punon për “General Atomics”, kompaninë që prodhon dronin “Reaper”. Qysh sot Pekini u shet dronë me kosto të ulët nja 10 vendeve, duke mos i njohur marrëveshjet ndërkombëtare që i kufizojnë këto eksporte, si Regjimin e Mosproliferimit të Sektorit Raketor (MTCR) i adoptuar në vitin 1987 nga vendet e G7-ës,“Pakistani, Iraku dhe Nigeria kanë kryer sulme me dronë të armatosur të blerë nga Kina apo të prodhuar në bashkëpunim me Pekinin”, shpjegon Liran Antebi.2019 është mbyllur me një surprizë për ekspertët: disa foto satelitare kanë zbuluar praninl e më shumë se 20 modeleve të ndryshëm të dronëve në bazën ajrore të Malanit në Ksiniang.
(Nathalie Guibert përLe Monde)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakKoronavirusi, gjendet molekula që bllokon “motorin” e tij
Artikulli tjetërBasha: Ata që do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mbylljes së biznesit duhet të marrin pagën për minimumin jetik