PS keqpërdorim të të dhënave personale për zgjedhjet

Stafi i PS në Fier përdor të dhënat personale në kundërshtim me ligjin. Aksidentalisht koordinatorja e PS në një nga njësitë administrative të Bashkisë Fier, kontakton nëpërmjet telefonit mamanë e gazetarit të “RD” në Fier, për ta informuar mbi qendrën e votimit. Nëse deri sot, fryma e marrëveshjes Basha-Rama, për mospërfshirjen e administratës në fushatë zgjedhore, po shtrëngoheshin ta respektonin ca me hir e ca me pahir, kjo mesa duke mori fund pas fotos së Bashës me Presidentin amerikan, Donald Trump, ku simbolika “Thumbs up” që nënkupton OK (dakordësi), zgjoi sirenat e alarmit në kampin PS. Ku e gjeti PS, numrin e telefonit të një banori X, për ta telefonuar!? Së pari, mund të jenë përdorur të dhëna të censusit më të fundit, që sipas ligjit janë të dhëna të klasifikuara, e që nuk mund të përdoren për një periudhë të caktuar kohore. Së dyti, mund të jenë marrë të dhëna personale nga kompanitë e telefonive mobile. Së treti, administrata lokale në Fier, e cila qeveris këtu, ka grumbulluar informacion nëpërmjet formularëve për vendbanimin e banorëve në këtë bashki dhe këto të dhëna ia ka përcjellë stafit elektoral të PS. Së katërti, me shumë nxitim, në momentet e fundit nën drejtimin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, u krijua një “gjetje” për regjistrimin e popullsisë, ku persona të FRESSH iu varën nga një numër banesave, në mënyrë tejet injorante. Të pyetur për metodologjinë e vendosjes së numrave, ata, me një krenari “rilindase” deklaruan se përdornin “Google Map” për këtë qëllim dhe pa hezitim zgjatën një formular për t’u mbushur, ku ishte dhe numri i telefonit, totalisht antiligjore, pasi këto të dhëna janë objekt censusi dhe jo të stafeve ekzekutivë. Në çdo rrethanë i takon Taks Force të Këshillit të Ministrave të identifikojë pse numri i telefonit 066 *****99 i stafit të PS në Fier ka bërë telefonata në njësitë e kësaj bashkie dhe ku i ka gjetur të dhënat që lidhin banorin me numrin e telefonit? Në çdo rast e rrethanë është thyer një nga ligjet që mbron të dhënat personale, i takon Taks Forcës e Prokurorisë të marrin tabulatet telefonike të këtij numri, për të hetuar në thellësi krimin e intimidimit të votuesve nëpërmjet pushtetit. Populli ka një shprehje, se qenit kur i vjen ngordhja gjen vendin më të papërshtatshëm për të ndotur. Stafi i PS do ta kishte tejet të pamundur të gabonte kaq rëndë dhe ta binte vetë në redaksinë e “RD” shkeljen, por ia arriti!

Artikulli paraprakDy koncesione të reja, një HEC në Lushnjë dhe një në Dibër
Artikulli tjetërIndeksi i Inovacionit global: Shqipëria e fundit në Europë