Protestuesit shpërthejnë në Gjykatë: Rama ik!

Protestuesit e arrestuar nga policia pas protestës së shtunën në datën 16 shkurt kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë. Por edhe pse me pranga në duar, protestuesit nuk janë tërhequr. Ata i kanë dërguar një mesazh Edi Ramës duke ngritur dygishtat lart. “Rama ik”!, kanë thirrur protestuesit me dy gishtat lart!
Gjykata ka vendosur masën ‘Arrest në burg’ për 14 nga të arrestuarit, ndërsa ka liruar 5 prej tyre. Organi i akuzës ka vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për 4 nga të arrestuarit dhe ‘Detyrim paraqitje’ për një tjetër.
Mësohet se disa nga të arrestuarit janë Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emnauel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë të arrestuarit e kësaj proteste e kanë pritur me thirrje e ovacione ndërsa drejtonin 2 gishtat lart.
Pas përfundimit të seancës foli për mediat dhe Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor që PD ka angazhuar për 19 protestuesit e arrestuar nga policia. Ai tha se s’ka asnjë provë për 19 të ndaluarit dhe se janë paditur penalisht drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, ai i qarkut të Tiranës dhe ai i forcave speciale.

Heronjte e 16 shkurtit para gjykates se Edvin Kristaq Krimit! Frymezues qendrimi i tyre! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 19. Februar 2019

Artikulli paraprakSi u pasurua kompania “Solomon” e Spiropalit me 550 milionë lekë fonde publike
Artikulli tjetërSalla e gjyqit shpërthen në të qeshura, i arrestuari nga policia: Nuk kam qenë fare në protestë!