Protestuesit rrethojnë zyrën e Xhafajt: “Peshku i madh”, “Ministria e punëve të pista”!

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste Rinore janë mbledhur në protestë tek Ministria e Brendshme ku kërkojë largimin e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafajt.
Duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, që ka mbrojtur të vëllain nga dënimi në Itali, të rinjtë e FRPD dhe të LRI-së kanë kërkuar edhe largimin e Ramës, duke e akuzuar atë si kokën e krimit në vend.
Të rinjtë kanë bërë edhe foto të ndryshme me pamjet e Ramës, Xhafajt e Tahirit si peshqit e mëdhenj të krimit.
Të rinjtë e PD-së dhe LSI-së kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i tij. E lajmëruar që dje, në protestë janë mbledhur qindra të rinj.
Ata kërkojnë që Fatmir Xhafaj të ikë nga drejtimi i ministrisë, pasi ka mbrojtur të vëllain, i cili është i dënuar për trafik droge.
Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim janë bashkuar në mesditë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Një ditë më parë, kreu i FRPD Bleind Këlliçi njoftoi për protestën e sotme, ndërsa burime nga LSI bëjnë me dije se do të jetë edhe LRI në këtë protestë.
Të rinjtë e FRPD dhe LRI po protestojnë tek Ministria e Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, pasi ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

protesta 31527588740 1

Artikulli paraprakItali, presidenti i hap rrugën zgjedhjeve të reja
Artikulli tjetërKrizë politike në Spanjë, parlamenti mocion mosbesimi ndaj qeverisë