Protestuesit paralajmërojnë Ramën: Vetëm me gjak e ndajmë këtë punë

Banorët e Astirit kanë dalë sot në ditën e tetë të protestës së tyre, duke bllokuar dhe një pjesë të rrugës për kalimin e mjeteve.
Qytetarët shprehen se ata do të mbrojnë me gjak banesat e tyre, ndërsa shtojnë se nuk janë kundër ndërtimeve, po duhet t’iu garantohet shpronësimi me vlerën që ka sot tregu. Një prej banorëve shprehet se ata kërkojnë negociata të drejtpërdrejta me qeverinë Rama.
‘’Jam një banor i Unazës së Re, kemi më shumë se 20 vjet që jetojmë këtu. Jemi qytetarë të këtij vendi, pse nuk vinë që të ulen këmbëkryq me neve, të na japin një çmim të barabartë me vlerën e tregut. Jemi bashkëfajtor ne dhe Edi Rama, ku të shkojmë ne.
Ta dinë mirë të gjithë banorët, se do të prishen 1 mijë familje. Kërkojmë negociatë të drejtpërdrejtë ndryshe kjo punë nuk mbyllet mirë. Le të më arrestojnë, le të më pushkatojnë, vetëm me gjak e ndajmë këtë punë”,shprehet banori.
“Asnjë nga këta banorë nuk është kundër ndërtimit të rrugës, ata po protestojnë se po nxirren në rrugë. Ata kërkojnë të vlerësohen e të kompensohen e të mos nxirren në rrugë.”
Ky ishte qendrimi i deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me protestën që po zhvillojnë sot banorë të Unazës së re në Tiranë që preken nga projekti i zgjerimit.

“Erion Veliaj të mos i bëjë dëgjesat me stafin e tij, – tha Noka, – por me këta banorë që kanë probleme.”
Banorët kanë ngritur një komision nismëtar për protestën dhe PD-ja është në mbështetje të tyre.
Erion Veliaj kujdeset të gjejë strehë për qen, kurse për këta banorë asgjë. Kjo është çnjerëzore.”
Banorët që po protestojnë tek Unaza e Re kanë lëshuar thirrje me megafon duke ëkrkuar se ku janë ata pushtetarë që duhej të ishin sot pranë tyre, duke filluar nga deputetja e Ps Blerina Gjylameti.
“Ku je deputete Gjylameti?! Ku je?! Erdhe si qen për të na kërkuar vota! Ne e duam rrugën, nuk jemi kundër rrugës, por na dëmshpërblemi 100%. Thjesht mungon vullneti, se kjo mund të bëhet.
Ku je, o Avokate e Popullit?! Ku je o Shoqëri Civile?! Ku jeni?!
Protestuesi me megafon ka njoftuar se protestës së tyre i janë bashkuar sot protestuesit që mbrojnë Teatrin Kombëtar dhe i ka falenderuar ata. Edhe ne do ta mbrojmë Teatrin, ka thirrur ai në megafon.
Banorët kanë shënuar sot ditën e tetë të revoltës ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Ata nuk kanë lejuar kalimin e autojeteve dhe kanë debatuar me shoferët e disa mjeteve që kanë tentuar të anashkalojnë protestën e tyre.
Protesta e banorëve mbështetet nga opozita. Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua dje me shumë prej tyre.

Artikulli paraprakBylykbashi-Dakos: Fluturo sa të duash me… por qelinë do e mbyllësh vetë
Artikulli tjetërBarbarët shkulin “Shqiponjën”, simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë, mashtrim me zgjerimin e rrugës!