Protestuesit nisen drejt Drejtorisë së Policisë

Pas 4 orësh protestë, të rinjtë e revoltuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha janë tek Drejtoria e Policisë.

Deri më tani është protestuar dy herë tek Ministria e Brendshme, tek kryeministria, Bashkia e Tiranës apo Sheshi Skënderbej, ku dhe dy pemë të Vitit të Ri janë djegur.

Duket se protesta do të vijojë pikërisht tek Drejtoria e Policisë, ndaj të cilës protestuesit kanë kontestime të shumta pasi një polic vrau Klodian Rashën dhe që ka sjellë gjithë këtë revoltë.

Artikulli paraprakProtestuesit i vënë flakën pemës së Vitit të Ri në sheshin ”Skënderbej”
Artikulli tjetërIsh-Sekretarja Amerikane e Shtetit: Korrupsioni po dëmton Ballkanin, liderët po kthehen në padronë. Uashingtoni t’i kushtojë më shumë vëmendje