Protestë në Vlorë: “Duam punë, duam bukë, o të vdesim ne, o të vdesi ai që na ka hedhur në rrugë”

Mëngjesin e sotëm 60 ish-punonjës të Shërbimit Urban në Vlorë kanë zhvilluar një protestë përpara Bashkisë.
Arsyeja e protestës së tyre është se ata kanë mbetur pa punë që prej muajit janar kur në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak për 2018, u vendos shkrirja e Parkut Urban për shkak të mosmenaxhimit dhe borxheve të mëdha të akumuluara nga ky institucion.
Ish-punonjësit kërkojnë rihapjen e entit duke qenë se janë 60 kryefamiljarë që kanë mbetur pa punë.
Gazetarët e Fax News të interesuar pranë Bashkisë janë informuar se ish-punonjësve i është ofruar një kontatë pune për t’u punësuar në shërbime alternative por që ata nuk kanë pranuar. Sipas punonjësve të Bashkisë bëhet me dije se një pjesë e ish-punonjësve kanë marrë rrogën dhe 3 muaj pas mbylljes ndërsa një pjesë tjetër do të paguhet dhe për 8 muajt e ardhshëm dhe pse këta të fundit kanë ende borxhe të papaguara ndaj Bashkisë.
Një nga protestuesit u shpreh me tona të larta se përgjegjësit për vjedhjen duhet të shkojnë në burg.
“O të vdesim ne, o të vdesi ai që na ka hedhur në rrugë. Kush i ka vjedhur lekët e parkut të vejë në burg, nëse i kam vjedhur unë të shkoj unë në burg. Kryetari i Bashkisë t’i japë zgjidhjen kësaj, ta marri hajdutin ta cojë në burg, do t’i japi 100 milionë lekë, mua me jep 130 mije lekë”.

Artikulli paraprakFlet studenti që nxiu me bojë Veliajn: Më futën në bodrumin e bashkisë, më thanë do të të vrasim…
Artikulli tjetërKuvendi pa fre, pa litarë, pa byzylykë…