Protesta e naftëtarëve zhvendoset nga Ballshi në Tiranë, protestuesit tentojnë të futen në Ministri

Nga Ballshi, protesta e naftëtarëve ditwn e sotme është zhvendosur në Tiranë. Punonjësit e rafinerisë së Ballshit janë mbledhur para Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës. Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me mesazhet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët dhe uzina është e jona”.

Teksa protestonin, janë përplasur edhe me forcat e policisë. Protestuesit kërkojnë të futen në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa policia ka formuar një kordon duke i ndaluar.

Uniformat blu i kanë bërë thirrje naftëtarëve që të ruajnë distancën për të respektuar masat anti-covid.

Lidhur me protestën e zhvilluar në Ballsh më herët gjatë javës, u proceduan penalisht tetë naftëtarë për shkelje të rregullave për parandalimin e Covid, që ndër të tjera parashikojnë ndalimin e grumbullimeve.

Protestë gjatë së cilës pati përplasje me policisë, me efektivët që hodhën spraj për të shpërndarë protestuesit. Mbi 10 persona përfunduan në spital pas probleme shëndetësore që solli hedhja e sprajit.

Artikulli paraprakZjarri del jashtë kontrollit në Gjirokastër, humb jetën 65-vjeçari
Artikulli tjetërNaftëtarët përplasen me policinë para Ministrisë, shpërthen revolta: Mos i prekni punëtorët…