Naftëtarët përplasen me policinë para Ministrisë, shpërthen revolta: Mos i prekni punëtorët…

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa sot janë mbledhur para Ministrisë së Energjitikës në Tiranë.

Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët dhe uzina është e jona”.

Teksa protestonin janë përplasur edhe me forcat e policisë.

Uniformat blu nuk lejojnë zhvillimin e protestës dhe i kanë bërë thirrje naftëtarëve që të ruajnë distancën për të respektuar masat anti-covid.

Protestuesit kërkojnë të futen në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa policia ka formuar një kordon duke i ndaluar.

Uniformat blu i kanë bërë thirrje naftëtarëve që të ruajnë distancën për të respektuar masat anti-covid.

Artikulli paraprakProtesta e naftëtarëve zhvendoset nga Ballshi në Tiranë, protestuesit tentojnë të futen në Ministri
Artikulli tjetërRevolta e protestueses: Linda Rama hiqet si ëngjëll! Nuk duam luks si ajo, jemi në kufi të mbijetesës!