Protesta e naftëtarëve të Ballshit vijon edhe sot, shoqërohen në polici 15 prej tyre

Naftëtarët në Ballsh vijojnë ende me protestat pasi kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre. Shlyerja e pagës dhe nisja e punës sa më parë janë disa nga kërkesat e tyre. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në qytetin e Ballshit ka patur një incident mes protestuesve dhe uniformave blu dhe pas kësaj policia ka ushtruar kontrolle në banesa dhe rreth orës 19 të pasdites ka shoqëruar 15 persona në Komisariat.

Naftëtarët shprehen se janë njoftuar nga shefi i zonës dhe se janë lajmëruar përmes telefonit dhe jo një shkrese në letër.Ata thonë se gjatë marrjes në pyetje, policia ka kërkuar informacion se përse ishin mbledhur dhe se kush e organizoi tubimin. Pas kësaj procedure në komisariat, protestuesit shprehen se janë lënë të lirë.

Ndërkohë sot tek porta në Uzinën e Ballshit, janë vërejtur 30 roje të policisë, kurse në mbështetje të naftëtarëve kanq qenë prezent edhe organizata politike.

Artikulli paraprakInfektohen me Covid-19 edhe 10 mësues të tjerë
Artikulli tjetërIzolohen në banesë dy nxënës, kishin kontakt me persona të infektuar me Covid-19