Protesta e Diasporës: Rama dhe Veliaj e kanë vendin në burg, po dridhen nga protestat e shqiptarëve!

Diaspora shqiptare në ditën e dytë të protestës para godinës së kryeministrisë ka përçuar mesazhe të qarta për qeverisjen dhe aktorët politikë në vend. Gjatë protestës u hodhën parrulla, “E duam Shqipërinë pa Edri Ramën”. Një nga protestuesit u shpreh se Edi Rama nuk është trim, por është një frikacak që po dridhet nga protestat e shqiptarëve.
Protestuesit që e morën fjalën u shprehën se kryeministri Rama ka mbaruar, ndërsa bënë thirrje që të shporret një orë e më parë kjo klasë pulitke dhe sistemi zgjedhor, që po mban peng të gjithë shqiptarët.
“Ky kryeministër ka mbaruar, ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen e t’i shporrin, te vënë një standard mos i lini më shumë nëse nuk mbajnë premtimet”, tha një protestues.
Në mesin e tyre ishte edhe aktivistja, Alida Karakushi, e cila tha se themeli i demokracisë janë zgjedhjet dhe kodi zgjedhor. Sipas saj, ajo që i duhet shqiptarëve është që të kërkojnë lista të hapura që të kenë mundësi të zgjedhin sipas dëshirave.
“Problemi nuk është vetëm tek arsimi. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me këtë protestë. Themeli i demokracisë ka të bëj me kodin zgjedhor. Na duhen lista të hapura, që shoqëria të zgjedh vetë kandidatin”, shtoi ajo.
Një protestuese tjetër shprehu indinjatën dhe kërkoi që të zgjohet një orë e më parë ndërgjegjja shoqërore.
“Kur na kanë dhënë mundësinë e ndërgjegjes shoqërore, vetëm në zgjedhje? Është një sistem i tërë që na jep një Kushtetutë, por jo të drejta. Është një sistem i cili nuk ka çfarë të na ofrojë më shumë.
Vetën duke larguar këto gjëra, mund të kemi një të ardhme. Ne i kemi parë të gjitha, s’kemi çfarë të shohim më. Këta duhet të ikin”, shtoi një tjetër.
Një tjetër protestues u shpreh se, Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vendin në burg.

Artikulli paraprakKabineti i ri, makijazh në fytyrën e Rilindjes!
Artikulli tjetërRama u mohoi mbi 30 mijë mësuesve shpërblimet për Vitin e Ri