Protesta/ Banorët e fshatit Adriatik në Kurbin bllkojnë rrugën nacionale

Banorët e fshatit Adriatik në Kurbin kanë protestuar ditën e sotme për çështjet infrastrukturore që rëndon komunitetin e zonës. Madje ata kanë bllokuar rrugën krysore, që lidh fshatin me autostradën, ndërsa problemet e tyre nuk kanë të sosur, që sipas banorëve institucionet, kanë lënë në harresë këtë zonë.

Ashtu si dikur në vitet e diktaturës fshati konsiderohej zonë e internuar, ku ishin një pjesë e banorëve të përndjekur nga diktatura, ashtu dhe sot thuajse e njëjta formë qeverisje po përdoret nga pushtetarët. Problemi kryesor mbete rruga prej 11 km në gjendje të mjerueshme.

Një vit më parë pikërisht në këtë rrugë humbën jetën tre të rinjë, ndërsa pranë ndodhet një zonë turistike e lënë në harresë. Si ajo e Godullës në bregdet. Shkatërrimi i urës ka bllokuar turistët për të nisur sezonin turistik, por dhe gjendja është katastrofike nga papastërtitë që rrethojnë plazhin.

Një tjetër problem mbetet dhe mosfunksionimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese, dhe aktualisht kjo zonë bujqësore, nuk garanton prodhimet e saja si shkak i pranisë së ujrave të tepërta në ngastrat e mbjella. Ndaj banorët kanë gjetur të vetmen rrugë që pretendojnë se mund të kapërcejë krizën e tyre, me formën e protestave.

Ata bllokuan rrugën kryesore, ndërsa priten sipas banorëve që protestat e tyre do agrovohen nëse institucionet heshtin, përballë të tilla fakteve që rëndojnë këtë komunitet pranë një zone turistike si ajo e Godullës në bregdetin e Adriatikut.

Ahmet ZANI

2 10

3 8

Artikulli paraprakNuk ka dialog me kriminelët! Basha thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi nesër si asnjëherë në protestën kombëtare
Artikulli tjetërBerisha publikon videon e 20 viteve më parë: Me shqiptarët e dëbuar me dhunë nga Kosova…