Propozimi për uljen e pagave, PD: Eksperimet i rrezikshëm i një kryeministri të dështuar dhe një qeverie të falimentuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me deklartën e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja për shkurtim të pagave dhe pensioneve për t’i ardhur në ndihmë buxhetit të shtetit.

Bardhi shprehet se, kjo është një gjë kriminale pasi nuk është e nevojshme një gjë e tillë, por gjithmonë duhet vendosur i pari interesi i qytetarëve dhe i oligarkëve teksa përmend konçesionet e shumta.

Reagimi i plotë

Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà.

Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit.

Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.

Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij!

Artikulli paraprakShkencëtarët e Oksfordit drejt një vaksine për koronavirusin
Artikulli tjetërCovid-19/ Qeveria merr vendimin për shkollat, ja çfarë do të ndodhë