Pronari i biznesit infektohet me Covid-19, dyshohet për persona të tjerë të prekur

Konfirmohet një tjetër rast me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga lagjia 11 Nëntori dhe mësohet se ka në pronësi një dyqan mishi, ndërsa biznesi momentalisht është i mbyllur.

Ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me familjarët e tij apo ndonjë kontakt me qytetarët që kanë blerë produkte në biznesin e tij.

Ka nisur dezintektimi i ambjenteve të këtij të fundit si dhe banesës së tij. Pacienti ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është duke marrë mjekime në Spitalin Infktiv në Tiranë. Familjarët e tij janë vetëizoluar.

Në banesën e tij kanë mbërritur edhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik për të bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura por edhe dezinfektimin e banesës.

Gazetarja Entela Duka raporton se banesa ndodhet në katin e dytë të një godinë ndërsa biznesi është në katin e parë, teksa pohon se banorët nukkanëpasur informacione për këtë situatë por lajmi i ka trembur.

Biznesi dhe banesa e personit me Covid-19 ndodhet në Lagjen 11 Nëntori të qytetit të Elbasanit. Dyhsohet se rasti është ri rid he nuk janë gjetur ende dyshime të mirëfillta rreth kontakteve se ku e ka marrë infektimin.

Artikulli paraprakNdërron jetë një tjetër i infektuar me Covid-19. Shkon në 333 numri i të prekurve, 29 raste të reja
Artikulli tjetërRritet numri i të infektuarve në Shkodër, Ademi: Kam kërkuar shtimin e numrit të testeve, qeveria nuk pranoi