Prokuroria zbardh vrasjen e shqiptarit në Gjermani

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka arritur të zbardhë vrasjen e ish-policit Kujtim Prenga në 9 janar të këtij viti në qytetin e Viselhovesid. Hetuesit gjermanë kanë arritur të gjejnë në vendin e ngjarjes gjurmë e ADN-je dhe pamjet filmike që zbuluan vrasësit.
Ata kanë qenë tre persona dhe janë shtetas shqiptarë me precedent penale dhe arrestimi i tyre do të kryhet shumë shpejt. Shkak për këtë krim sipas hetuesve shqiptare është e kaluara kriminale e viktimës 46-vjeçar, i cili ka qenë i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë.
Ngjarja në bazë të hetimeve ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Kujtim Prenga u qëllua me 5 plumba në sy të vajzës së tij në kohën kur do ta merrte nga shkolla. Ai u qëllua nga dy persona, të cilët lëviznin me një motor. Viktima ndodhej në Gjermani prej disa muajsh i strehuar në një kamp azilantësh sëbashku me familjen e tij. Sipas akuzës, dyshohet se Prenga është vrarë për shkak të detyrës si punonjës policie në të kaluarën e tij në Shqipëri. Disa muaj para vrasjes, Prenga ishte strehuar në një kamp emigrantësh në Gjermani, bashkë me familjen.

Artikulli paraprakMik apo armik, pikëpyetjet e takimit Trump-Xi Jinping
Artikulli tjetërMaskat grabisin nën kërcënimin e armëve një biznes në Tiranë