Profesori amerikan i rrëmbyer nga talebanët në gjendje të rëndë shëndetësore

Talebanët afganë thonë se profesori amerikan i rrëmbyer në Kabul, vitin e kaluar është në gjendje “të rëndë” shëndetësore dhe i duhet ndihmë e shpejtë mjekësore.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid ka thënë se Kevin King po vuan nga sëmundja e zemrës dhe veshkave.
“Sëmundja e tij është intensifikuar, ai nganjëherë është pa vetëdije dhe gjendja e tij po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”, ka njoftuar Mujahid përmes një komunikate.
Kevin King, është njëri nga dy profesorët nga Universiteti Amerikan në Afganistan, që ishte rrëmbyer afër kampusit në vitin 2016-të.
Rrjeti terrorist Haqqani, me bazë në Pakistan, të cilët kanë lidhje me talibanët, besohet se qëndrojnë pas këtij rrëmbimi.

Artikulli paraprakGabigol mund të kthehet tek Inter
Artikulli tjetërBisedimet e Sirisë për paqe në Kazakistan