Problemet që tregojnë se keni mungesë vitaminash

Vitaminat janë minerale të domosdoshme për funksionimin normal të organizmit, mirëpo nëse ndonjëra mungon, trup juaj do të japë sinjal të qartë.
Shpesh është e mjaftueshme që vetëm të dëgjojmë organizmin tonë dhe të mësojmë se çfarë vërtet na mungon.
Është e nevojshme që të identifikoni problemin, dhe pastaj do të dini edhe cila është zgjidhja:
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, ju mungon zinku
Shërimi i ngadalshëm i plagëve, pikla të bardha në thonj.
Burimet e mira: frutat arrore, farërat, drithërat e plota, sardelet dhe mishi i kuq.
Problemet me tretjen tregojnë mungesën e vitaminës B3
Simptomat e tjera: dobësim muskujsh, humbje e apetitit dhe probleme të ndryshme me lëkurën.
Burimet e mira: mish pa yndyrë, peshk dhe fruta arrore.
Ngërçet në duar dhe këmbë tregojnë mungesën e vitaminës B6
Simptoma të tjera: inflamacion lëkure, pezmatimet, pagjumësia dhe PMS-ja.
Burimet e mira: orizi i kafenjtë, avokadoja, bananet dhe misri.
Rënia e flokëve tregon mungesën e vitaminës B9
Simptomat e tjera: Qërimi i lëkurës, humbje e apetitit, zbehtësia dhe lodhja.
Burimet e mira: veshkat, mëlçia, bishtajore.

Artikulli paraprakGripi ngjitet tek djemtë nga djemtë dhe tek vajzat nga vajzat
Artikulli tjetërSpiunët e SHISH terrorizojnë studentët me urdhër të Ramës