Prishja e Teatrit nga Rama, reagimi i PE: Shkatërroi trashëgiminë europiane

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe plotësimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian nga Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishin në fokus të diskutimeve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.

Diskutimi online për Shqipërinë nisi në orën 16:45 dhe zgjati deri në orën 18.45, për shkak të shqetësimit të ngritur nga shqetësimi i McAllister për situatën politike në vend dhe për mënyrën sesi u shemb Teatri Kombëtar.

“Te dashur kolege! Mire se u kthyet ne takimin tone, ketu ne Bruksel! Do t`i dedikojme pjesen e fundit te ketij takimi, kendveshtrimeve tona mbi situaten ne Shqiperi. Me lejoni te hap diskutimin me marreveshjen e veshtire mbi reformen ne zgjedhore mes partive politike ne 5 qershor.

Kolege, reforma zgjedhore eshte nje kusht kyc per hapjen e negociatave se bashku me implementimin e saj para zgjedhjet e vitit 2021. Hapa te tjere si funksionimi i Gjykates se Larte dge Gjykates Kushtetuese.

Nje pjese e mire e jona ketu ne Komisionin per Marredheniet me Jashte u shqetesuan nga metoda e perdorur ne prishjen e Teatrit Kombetar ne 17 maj. Kjo u kritikua si shkaterrim i trashegimise europiane, duke i dhene nje goditje tjeter dialogut dhe kompromosit mes paleve. Ne riperserism thirrjen tone qe palet politike te punojne bashke dhe te lene pas metodat e bojkotit per te forcuar rrugen e vendit ne Bashkimin Europian”, tha McAllister.

Artikulli paraprakAmbasadori amerikan në Kosovë: SHBA-ja nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve
Artikulli tjetërKafshëri, vrasin rrëqebuj dhe i hanë në restorantin në Elbasan