Presion maturantëve që protestojnë: Po na merren emrat shënim, ne nuk frikësohemi!

Maturantët po protestojnë për të dytën ditë radhazi përpara Ministrisë së Arsimit kundër testimit skandaloz të Gjuhë-Letërsisë.

Por edhe pse protesta e tyre është e paqtë dhe e sinqertë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u përgjigj në mënyrë brutale, duke i akuzuar se janë protestues të opozitës. Por nuk është ky skandali i vetëm.

Sot, këta adoleshentë deklaruan se kanë nisur t’u marrin emrat shënim, duke u bërë presion.

“Ne nuk e kemi fare frikë që të identifikohemi. Por protestuesve iu është kërkuar emri dhe mbiemri”, tha një protestuese.

Si mund të guxojë një pushtet të bëjë diçka të tillë, kjo nuk mund të imagjinohet.

Përveçse po u dëmtojnë të ardhmen, po u shkaktojnë edhe një dëm psikologjik.

Në vend që t’i përkrahin që po ngrenë zërin dhe po ankohen për një të drejtë, i kërcënojnë. Ky është fundi i një pushteti arrogant.

4 21

2 38

Artikulli paraprakZbulohet tuneli dizinfektues që vret virusin për disa sekonda, ndeshjet në Angli me tifozë
Artikulli tjetërShkarkimi i Dvoranit për të shpëtuar reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira