Presion Aubamejang: Ke afat deri në korrik

Borusia e Dortmundit kërkon ta sqarojë sa më shpejt që të jetë e mundur të ardhmen e sulmuesit Pierr-Emerik Aubamejang. Drejtuesit e klubit kanë pasur dy takime që kanë zgjatur nga katër orë me trajnerin e ri Peter Bos, i cili është takuar me menaxherin e Përgjithshëm, Hans-Joakim Vacke dhe drejtorin Sportiv, Mikael Cork.
Trioja e Dortmundit i ka premtuar golashënuesit të sezonit të shkuar se ai do të jetë i lirë që të largohet nga “Signal Iduna Park” në rast se mbërrin një ofertë mbi 70 milionë euro, por vetëm nëse një gjë e tillë ndodh përpara fundit të muajit korrik.
“Sport Bild” mëson se drejtuesit duhet ta dinë deri më 26 korrik, ditën kur nis grumbullimi i skuadrës në Bad Ragaz të Zvicrës, nëse t’i bëjnë planet për skuadrën e sezonit të ardhshëm me sulmuesin gabonez apo jo. Ata duan të kenë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të ndërhyrë në merkato për ta zëvendësuar. Emrat e përfolur janë Alario (River Plejt), Kramariç (Hofenhaim) dhe Sandro Ramirez (Malaga).

Artikulli paraprakSkemat për fermerët, udhëzimi mbajti peng fondet, në 4 muaj zero disbursim
Artikulli tjetërRaporti për produktet e falsifikuara – BE, OECD, EUROPOL: Shqipëria rrugë tranziti