Presidenti reagon përsëri: Kam besim se Rama do të reflektojë deri të shtunën…

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama mund të tërhiqet nga zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor.

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.

Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan. Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Artikulli paraprakShpërthen në Shkodër, qytetarët i venë flakën materialeve zgjedhore në Bushat
Artikulli tjetërBardhi: Asnjë militant i PD nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat, skenar i parapërgatitur nga Qeveria