Presidenti i kërkon Ramës të realizojë kërkesat e studentëve: “Të reflektohet me shpejtësi”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike, ku ndër të tjera u ndal edhe tek protesta e studentëe, e cila sot u përshkallëzua në bllokim të pikave kyçe të qarkullimit në kryeqytet.
Ai i ka cilësuar kërkesat e studentëve të drejta ndërsa ka apeluar për një bashkëpunim gjithëpërfshirës, për realizmin e tyre.
“Nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Studentët prej ditësh janë hedhur në një protestë. Vërehet një konsensus i gjerë, se kërkesat e tyre janë të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Duhet një bashkëpunim gjithëpërfshirës për realizimin e kërkesave të tyre të drejta në interes jo vetëm të tyre por në të mirë të vendit. Rinia është pasuria më e madhe që duhet ti kushtojmë vëmendje. Duhet të bëjmë ndryshim për investim tek të rinjtë. Kuvendi të reflektojë mbi kërkesat e tyre”, tha ndër të tjera Presidenti.

protesta 12

Artikulli paraprakMedia gjermane: Studentët drejt grevës së urisë
Artikulli tjetërProtesta/ Banorët e Unazës së Re sulmojnë Ramën: Tërhiqu sa s’është vonë!