Presidenti i përgjigjet Ramës: Buburreci Trendi pranoi se është autori i…

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar kundër sulmeve të Ramës ndaj Metës pasi ktheu në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Blushi që e cilëson kryeministrin si “buburreci trendi” thotë se më në fund pranoi se është autori i sulmeve kundër ekipit të Tiranës.

Ishte Rama që reagoi më parë duke komentuar faktin që Meta i kishte dhënë pasaportë për 8 orë një futbollisti që është nën hetim për akuza të falsifikimit të dokumentave. Blushi i thotë se “sosi uji i gamiles mister 1 prilli” ndërsa për pastërtinë e futbollistit i thotë që të pyesë institucionin e sigurisë kombëtare.

Reagimi i Presidencës

Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!

Artikulli paraprakPropagandë e turpshme me shëndetin e njerëzve! Mjeku: Çfarë ndodhi me spitalin e famshëm Covid3?!
Artikulli tjetër“Faleminderit Kosovë”!/ Florjon Mima: Na shpëtove turizmin edhe pse Rama të vuri traun, të përqeshi dhe të hodhi në gjyq