Premtimi i pambajur i Ramës për shpërblimin e mjekëve për Covid-in…

Nga Prof. Gëzim XHEPA

Shumë polemika ka ngjallur në rrjet premtimi i pambajur i Ramës për shpërblimin e mjekëve për COVID-in…!!!

Të nderuar kolegë…!

Kush nga mjekët mendon se personaliteti, prestigji dhe autoriteti i këtij profesioni do të dhurohet nga kjo klasë politike, pjellë e një sistemi skllavërues 75 vjeçar…, e ka gabim…!!!

Ato vetëm fitohen me luftë dhe jo duke u lëpirë siç bëjnë pseudokorifejtë modernë të shëndetësisë; dhe me lëmosha siç pretendojnë të diziluzionuarit nga mosmarrja e shpërblimit…!!!

Mjeku nuk ka nevojë për 1000 euro shpërblim në luftë kundër COVID-it…, por mbi 1000 euro rrogë në muaj, në luftën që bën, çdo minutë të jetës, për mbrojtjen e jetës, duke mohuar jetën e tij…!!!

gezim xhepa 1

Artikulli paraprakIzolimi nga Covid-19/ Njerëz me shpirt të madh në ndihmë të njerëzve në nevojë!
Artikulli tjetërRama asnjë lek për 27 shtetasit të mbetur rrugëve! Kavalishenca bosh, emigrantëve ju del ‘zot’ diaspora