Preket nga Covid-19 punonjësja, mbyll dyert njësia administrative, qytetarët pa shërbimet publike

Njësia administrative Bubullimë në rrethin e Lushnjës ka mbyllur dyert, duke mos qenë disponibël për t’i ofruar shërbimet administrative qytetarëve. Burime për Faxweb bëjnë me dije se pas daljes pozitive të një prej punonjësve të njësisë administrative, pjesa tjetër e stafit është karantinuar deri në dalje të përgjigjeve të tamponit.

Nuk dihet ende se sa do zgjasë mbyllja e kësaj njësie administrative, por siç duket do të varet nga përgjigjet e testeve të punonjësve.

Kujtojmë së gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar 159 raste të reja pozitive si dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Artikulli paraprakNjë vit nga tërmeti i 21 shtatorit, banorët ende në çadra, Rama vijon propogandën…
Artikulli tjetërRaporti i fundit i UNICEF, këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare!