Prej tre ditësh Parku Kombëtar i Qafështamës në flakë

Prej tre ditësh Parku Kombëtar i Qafështamës vazhdon të digjet. Ky zjarr nisi në Burrel dhe për shkak të erës dhe mundësive të pakta të ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët u përhapën dhe kanë djegur deri më tani mbi 40 hektarë pyje. Flakët po i afrohen fshatit “Shkretë” dhe kanë dëmtuar florën dhe faunën e Parkut Kombëtar.

Ndonëse flakët janë aktive prej tre ditësh ende nuk është marrë asnjë masë për shuarjen e zjarrit. Të angazhuar në shuarjen e zjarrit janë vetëm disa punëtorë të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe disa vullnetarë që punojnë me mjete rrethanore.

Artikulli paraprakBardhi i përgjigjet Ramës: Vetëm një hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve
Artikulli tjetërPompeo: Do të ketë tranzicion të qetë të pushtetit në administratën e dytë Trump