PPE flet me gjuhën e Bashës: Beteja jonë për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha informoi dje Kongresin e Partive Popullore Europiane mbi situatën dramatike në të cilën Shqipëria jeton sot e sunduar nga krimi dhe narkotrafiku. Basha ndodhet në Maltë ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të PPE, ku pasditen e djeshme iu drejtua me një fjalim gjithë të pranishmëve duke ngritur shqetësimin e opozitës mbi kërcënimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe kauzën e saj për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë. Duke sjellë në vëmendje të liderëve të PPE raportet më të fundit të Europolit dhe Departamentit të Shtetit, Basha theksoi se situata dramatike në Shqipëri sot është pasojë direkte e veprimeve nga qeveria aktuale socialiste që ka promovuar trafikantë droge dhe njerëz të dënuar në Europën Perëndimore për akuza të rënda për krim të organizuar, të cilët janë bërë deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë publikë. Fjalimi i Bashës është përcjellë në kohë reale nga rrjetet sociale të PPE, ndërkohë që në profilin zyrtar të Twitter është postuar një pasazh i rëndësishëm i fjalimit të Bashës mbi kauzën e opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PPE që zhvillohet në Maltë, Basha ndër të tjera deklaroi: “Shqiptarët e kanë e kanë bërë zgjedhjen e tyre… beteja jonë për zgjedhje të lira”! Kjo deklaratë e kryedemokratit është publikuar edhe nga PPE në faqen e saj zyrtare në Twitter, e shoqëruar me togfjalëshin “Ne Jemi një Familje”.

Artikulli paraprakOrban: Mështetje të plotë për protestën dhe Bashën
Artikulli tjetërFaqja e pare