Orban: Mështetje të plotë për protestën dhe Bashën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i ka shprehur dje kreut të PD, Basha mbështetje në kauzën e opozitës, si dhe popullit shqiptar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes krijimit të një qeverie teknike. Basha, takoi dje kryetarin e FIDESZ, njëkohësisht Kryeministër i Hungarisë, Viktor Orban, në Maltë, ku dy liderët marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane. Basha dhe Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare. Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi z. Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend. Kryetari i Partisë Demokratike po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Europiane në Maltë, ku mbajti edhe fjalën në seancën plenare dhe të ketë takime të veçanta me liderë europianë. PPE është grupimi politik më i madh në Parlamentin Europian dhe kryeson Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.

Artikulli paraprakA po fsheh Prokuroria shifrat reale të mbjelljes së drogës?
Artikulli tjetërPPE flet me gjuhën e Bashës: Beteja jonë për zgjedhje të lira