Pollo: Maqedonia po miratohet pa kushte, ne kemi bërë hapa prapa…

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo shkruan se, vendimi i partive të koalicionit qeverisës në Gjermani është pozitiv në parim, por 9 kushtet e vendosura tregojnë se kemi bërë hapa prapa.

Sipas tij, Maqedonisë i hapen negociatat pa asnjë kusht.

“Vendim pozitiv në parim i Grupit Parlamentar CDU/CSU. Shqipëria nuk mund të lihej vetëm e as të veçohej krejt nga Maqedonia.

Por 9 kushtet që të hapen praktikisht negociatat, përfshi edhe ato të rejat për votimet e 30 qershorit, dëftojnë se kemi bërë hapa prapa. Maqedonia po miratohet pa kushte”, shkruan Pollo.

Artikulli paraprakNe, kavjet e heshtura të Rilindjes!
Artikulli tjetërDrafti i plotë: Dy hapat e Negociatave, kur qeveria Federale të konstatojë përmbushjen e kushteve ose…