Policia Rrugore, terror ndaj drejtuesve të mjeteve në Tiranë, 650 gjoba në ditë

Policia Rrugore e Tiranës po ushtron terror ndaj drejtuesve të mjeteve. Rrugorët, më shumë se rregullues apo këshillues të drejtuesve të mjeteve, kohët e fundit janë kthyer në gjahtarë të mirëfilltë gjobash. Rritja e shifrave në stratosferë nuk ia ka zbutur nuhatjen, përkundrazi i ka bërë akoma më të zellshëm, sipas asaj që tregon shefi i tyre Ervin Hasrama.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, shefi i policëve të rrugores tregon me krenari se vetëm në tre muajt e fundit janë vendosur 40 mijë e 749 gjoba. Ndryshe, janë rreth 650 gjoba vetëm në një ditë në Tiranë. Numrin më të madh të gjobave e marrin ata që parkojnë gabimisht, ata që përdorin celularin, për mospërdorim të rripit të sigurimit apo parakalimet e gabuara.
Gjobat do të ishin të justifikuara nëse do të ndikonin në një trafik më të lehtësuar në Tiranë, por mjafton të dalësh në një orë çfarëdo të ditës për të kuptuar se lëvizja me makinë mbetet një odise e mundimshme që sa vjen e bëhet më e vështirë.

Artikulli paraprakTrafiku i organeve, 15 mijë euro për një veshkë, arrestohet mjeku rus në Tiranë
Artikulli tjetërDroga rekord në Mat, priten arrestime për zyrtarë policie