Policia mban në qeli 12-vjeçarin pse ishte në protestë, flet nëna: Më thanë se do qëndrojë 3 ditë brenda. Nuk e di…

Një fëmijë 12-vjeçar është shoqëruar nga policia pasi ishte në protestën e ditës së djeshme që u mbajt në shenjë revolte për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policia.

Nëna e të miturit, të identifikuar me inicialet A.V., ka folur për Fax News duke thënë se i kanë marrë celularin dhe nuk ka asnjë kontakt me të. Ndërkohë arsyeja e shoqërimit është fakti se ka gjuajtur me gurë dhe i kanë thënë se do të qëndrojë  3 ditë brenda, por më pas e kanë njoftuar që mund ta marrë fëmijën në orën 4.

“Nuk kam mundur të flas me tim bir sepse i morën edhe celularin. Më thanë djalin e kemi shoqëruar se ka gjuajtur me gurë,  u thash ta lënë të lirë se është fëmijë. Ai ka gjuajtur me gurë si gjithë të tjerët, protestë është.

Fillimisht djalin e çuan tek Komisariati numër 2, ndërsa tani e kanë çuar tek Drejtoria e Tiranës. Nuk më thonë se në çfarë gjendje është djali, por më kanë thënë që do qëndrojë 3 ditë brenda. Tani më thonë tek Drejtoria e Tiranës më kanë thënë “hajde merre në orën 4”. Nuk e di kush e thirri në protestë, por hera e parë që dilte. Kërkoj të ma lëshojnë djalin para orës 4”, tha nëna.

Artikulli paraprakPresidenti i PPE, Donald Tusk përshëndet 30 vjetorin e themelimit të PD dhe uron fitoren në zgjedhje
Artikulli tjetërSHBA paralajmërim të fortë Iranit, mobilizon avionët luftatarakë