Poli Hoxha: Amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën që ti heqë nongratën Sali Berishës, por ai po e dredh!

Gazetari dhe njëkohësisht drejtori i Alfapress.al, Poli Hoxha, ka ironizuar marrëveshjen e fundit të Rithemelimit me Partinë Socialiste.

Me një ironi të hollë, Hoxha shkruan se amerikanët dhe britanikët e kanë urdhëruar Edi Ramën që ti heqë nongratën Sali Berishës dukë përdorur asetin e tyre sekret në rajon Gazment Bardhin.

Statusi i Poli Hoxhës:

Amerikanët dhe britanikët kanë urdhëruar Edi Ramën që ti heqë nongratat Sali Berishës, duke përdorur asetin e tyre sekret në rajon, Gaz Bardhin. Por i gjati po e dredh duke bërë gjoja sikur është i zënë me festimet e “Ditës së Verës”. Mund të përpëlitet sa të dojë duke shtyrë firmosjen e heqjes së nongratës nga Gazi dhe Çuçi, por nuk ka shpëtim, sepse po të vazhdojë ta dredhë, amerikanët, britanikët, Berisha dhe vetë Gazi, do shpallin Edi Ramën Non Grata. Ndaj afati i fundit për marrëveshjen është lënë 1 Prilli!

Duket qartë që Revolucioni fitoi, ndaj do kyçet. Do ketë ca dëme koleterale kjo kyçje, si përshëmbull shkurtime masive në borderonë e Revolucionit, por edhe për ata ka shpresë sa të jetë Rama ai që dihet: Mashtrues i pakorigjueshëm i cili e ka gishtin e mesit gati, edhe për shokët dhe miqtë e tij.

Gjithsesi të presim se 1 prilli po vjen shpejt, aq më tepër që do ta ketë të vështirë të mos i bindet urdhërit të amerikanëve dhe britanikëve. Aq duan ata dhe i thonë “skap” Spakut dhe e mbyllin pa afat në vilën- bunker në Surrel. Më e keqja është se kur e ka bërë atë, nuk ka lënë as dritare dhe as ballkon nga të dalë dhe të mbaj fjalime: Jam viktimë dhe i burgosur politik i SHBA dhe Britanisë së Madhe, ngaqë nuk i hoqa nongratën Sali Nongratës!

Artikulli paraprakQeveria shpartallon bregdetin/ Ndryshon Ligji i Territorit, investimet strategjike nuk i binden kushteve urbanistike
Artikulli tjetërKorrupsioni me rrugët/ Të gjithë drejtorët e ARRSH të Rilindjes, që përfunduan në dyert e burgut dhe SPAK-ut