Korrupsioni me rrugët/ Të gjithë drejtorët e ARRSH të Rilindjes, që përfunduan në dyert e burgut dhe SPAK-ut

Nuk është rasti i parë, por përfundimi  i njëjtë.

Drejtori i ARRSH, Evis Berberi së bashku me dy miqtë e tij Valter Begaj dhe Ervis Lami janë vënë në pranga.

Sipas SPAK Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, Valter Begaj akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim dhe biznesmeni tjetër Ervis Lami, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Por Berberi nuk është i vetmi që ka abuzuar me postin e drejtorit të ARRSH-së…

I pari që ka hapur ‘siparin’ e arrestimeve, ka qenë ish-kreu i ARRSH-së në vitet 2013-2017, Dashamir Xhika.

Ai u vu në në datën 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por pas auditit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës rezultoi se rruga Tiranë-Elbasan kishte një dëm prej 54 milionë dollarë. Ndërkohë që ai do të lirohej nga burgu në Nëntor të vitit 2018, duke e shlyer dënimin me masën e arrestit në shtëpi.

Para tij edhe Andi Toma, përfaqësues i qeverisjes së Partisë Demokratike, është përballur me akuza, por që u riciklua më pas nga vetë socialistët. Me ndryshimin e pushtetit në vitin 2013, maxhoranca e asaj kohe PS-LSI, emëroi në vend të Andi Tomës, Dashamir Xhikën dhe zëvendës të tij… të akuzuarin Andi Toma.

Një tjetër drejtuese e ARRSH që ka dosje të hapur me drejtësinë është Sonila Qato. Hetimet për të kanë nisur që në vitin 2019, ndërkohë që janë përballur me zvarritje të vazhdueshme, për të cilat është ankuar dhe vetë Qato. Ish-drejtoresha e ARRSH-së është nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Ajo dha dorëheqjen në tetor të 2019-s si drejtuese e ARRSH-së, sepse u akuzua nga një kompani private për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Edhe paraardhësi i Berberit në krye të ARRSH-së, Ergys Vjerdho, tashmë në krye të Hekurudhave Shqiptare nuk i ka shpëtuar përballjes me akuzat në SPAK, dhe me dosjet e hapura.

Ai është kallëzuar nga opozita se në kohën që ai drejtonte ARRSH-në ka akorduar për të ndërtuar një nga segmenteve rrugore Korçë – Ersekë, 20 milionë euro për 4 km rrugë!

Sipas denoncimit, në këtë segment po ndërtohej me një kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë.  Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 u ndërtuan rreth 18 kilometra me rreth 15 milionë euro kilometri. Në kohën e Vjerdhos një kilometër shkoi në 20 milionë euro, duke hedhur dyshime për fryrje abuzive me investimet ne infrastrukturë.

Artikulli paraprakPoli Hoxha: Amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën që ti heqë nongratën Sali Berishës, por ai po e dredh!
Artikulli tjetërHoteli 7-katësh në bregdetin e Sarandës në pronësi të ish-drejtorit të ALUIZNI-t! Mori leje për rikonstruksion, por e rindërtoi nga fillimi, shtoi edhe katet e godinës