Po nuk i dhe ryshfet Lalës në Rinas, pushohesh nga puna

Një punonjës policie ka denoncuar gjobat dhe ryshfetet në Komisariatin e Policisë së Rinasit. Ai i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, po nuk i dhe ryshfet shefit të Kufirit në Rinas, pushohesh nga puna. “Kjo është siguria në Komisariatin e Rinasit. Gjoba e ryshfete për kalime të pa regjistruara! Lexoni mesazhin e policit dixhital”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje doktor, mbrëmë ka qarkulluar një lajm në media që janë larguar nga Komisariati i Rinasit rreth 15 punonjës policie për arsye të performancës së dobët në punë. Unë jam njëri nga këta punonjës të larguar dhe e vërteta është që s’janë larguar për arsye të performancës së dobët në punë pasi selektimi i këtyre punonjësve është bërë nga shefi Kufirit, Gramoz Lala dhe janë larguar të gjithë ata punonjës, të cilët nuk paguanin këstet mujore te ky zotëria. Pasi kjo është puna që bëhet në Rinas ku kanë mbajtur ata punonjës policie, të cilët janë të zhytur në korrupsion dhe ndajnë pazaret mes tyre, mjafton t’u kontrollohet sistemi dhe dalin të gjithë personat që janë kaluar pa regjistruar fare dhe kur i kthejnë nga vendet e BE i mbulon ky zoti shef Lala pa përmendur që sa janë kthyer dhe i mbajnë të fshehtë se paguajnë haraçin”, shkruan punonjësi i policisë.

Artikulli paraprakEkzekutimi në Tiranë, mister motori nga u qëllua me armë
Artikulli tjetërGrabitet me armë banka në mes të ditës në Tiranë, shteti ka rënë