Po lëvizte me motor, aksidentohet rëndë aktori i “Portokallisë”

Aktori i njohur Gazmend Paja është aksidentuar në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, ai ka qenë duke lëvizur me një motor në momentin që është përplasur nga një makinë.

Njoftimi i policisë

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

maxresdefault 3

Artikulli paraprakPaketa fiskale/ Dhoma Amerikane: Ka nevojë për përmirësime. Qeveria ka thyer angazhimet publike
Artikulli tjetërBasha-Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore