Plas sherri për ndihmat në Vlorë: Bëjnë biznes me pakot, ia japin kujt i do qejfi…

Një situatë kaotike është paraqitur mëngjesin e sotëm në njësitë administrative të Vlorës, dhe në lagjet e qytetit, ku qytetarët janë përplasur për shpërndarjen e ndihmave nga ana e pushtetit lokal.

Pa asnjë masë mbrojtëse, shumica e tyre qendrojnë në radhë ngjitur me njëri tjetrin, në mënyrë që të sigurojnë marrjen e ndonjë ndihme, raporton gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj.

Një prej qytetareve tregon se ka djalin e paralizuar, dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë, pasi ato ndahen sipas qejfit, dhe marrin ata që nuk u takojnë.

“Kam djalin të paralizuar dhe nuk më kanë dhënë asnjë ndihmë, japin kujt i do qejfi, kam nevojë për bebelina, nuk jam keq për një pako me makarona. U japin kujt i do qejfi”, shprehet një grua me lot në sy.

Ndërkohë që një tjetër grua shprehet se ajo rrit disa fëmijë jetimë, dhe sërish nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit.

“Ku do ankohem unë, ku të shkoj”, shprehen më tej qytetaret.

Skena të ngjashme u panë dje dhe në qytetin e Beratit, ku qytetarë të ndryshëm u drejtuan tek Drejtoria e Shërbimit Social për të kërkuar pako ushqimore pasi rezervat e tyre kanë mbaruar dhe nuk kanë më asgjë çfarë të konsumojnë.

Njërëzit janë dyndur duke kërkuar ushqime ndërkohë që policia ka ndërhyrë për ti shpërndarë duke debatuar me qytetarët.

Artikulli paraprakNjë lajm që përveç idiotëve si Cakaj nuk gëzoi askënd
Artikulli tjetërKryeministri italian i përgjigjet infermieres për letrën që bëri bujë në media…