Plas në Vlorë/ Banorët mbushin sallën në Këshillin Bashkiak: “Duam ujë”, “Duam rrugë”. Dritan Leli na gënjeu!

Banorët e Orikumit dhe Vlorës brenda sallës së Këshillit Bashkiak në Vlorë kanë zhvilluar protestën e tyre për problemet që hasen në nisje të këtij sezoni turistik.
Ata kërkojnë paisjen me ujë dhe drita të kësaj zonë, që has problematika përgjatë gjithë sezonit të verës, duke dëmtuar edhe bizneset e tyre.
Nuk kanë munguar as tensionet e banorëve me këshilltarët bashkiakë, ndërsa në duar mbanin pankarta të ndryshme me thirrjet; “Duam ujë”, “Duam rrugë”, “Dëmshpërbleni shtëptë tona’.
Një pjesë tjetër e banorëve të Vlorës shprehen se Dritan Leli i ka gënjyer pasi nuk iu kanë dhënë dëmshpërblimin e pronave të tyre në Rrugën Transballkanike, që janë prishur para disa viteve. Ata thonë se prej vitesh jetojnë me qera të paguar nga shteti, po kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund.
Edhe pse është bërë vlerësimi i banesave të tyre, dëmshpërblimi ende nuk ka ardhur. Tensioni në sallën e Këshillit Bashkiak është rritur së tepërmi kur kanë mbërritur forcat e policisë. Banorët nuk kanë pranuar të dalin nga salla, ndërsa situate vijon të jetë e tensionuar.

Artikulli paraprakKush ishte pronari i ”Audit Q7″ që iu vu zjarri, zbulohen konfliktet e mëparshme
Artikulli tjetërArresto Tahirin! Ramës i ‘tërheqin veshin’ dhe miqtë e tij socialistë në Gjermani