Plas në Kuçovë, punonjësit e fasonerisë hidhen në protestë: Nuk kemi marrë pagën e “luftës”

Punonjësit e një ndërrmarrjeje fasonerie në Kuçovë kanë protestuar mengjesin e sotëm përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për pagën e luftës.

Një përfaqësi prej 30 punonjësish i është drejtuar ketij institucioni për të kërkuar arsyen perse ata nuk kanë marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.

Ndërrmarja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në dt.9 prill.

kucove

Artikulli paraprakCovid-19/ Dr.Xhepa: Instituti i Studimeve Gjenetike të Londrës i jep përgjigje gjithë skeptikëve
Artikulli tjetërRaste të reja të infektuarish me Covid-19 në Krujë