Plas grushti në Parlamentin e Turqisë

Një sherr masiv ka ndodhur në sallëne  parlamentit në Turqi pas debateve të ashpra për ndërhyrjen ushtarake turke në Siri. Pamjet tregojnë dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Erdoan dhe ata të partisë kryesore të opozitës që shtyjnë dhe godasin njëri – tjetrin. Disa nga ata godasin me grushte por ka dhe deputetë që përpiqen të qetësojnë situatën.

Kjo nuk është hera e parë që nga parlamenti turk vijnë pamje të tilla.  Përplasja e së mërkurës nisi kur Engin Ozkoç i partisë Republikane të Popullit në opozitë mori fjalën. Më parë në një konferencë për shtyp ai e quajti presidentin Erdoan si të pandershëm, të ulët dhe të poshtër.

Ai e akuzoi kreun e shtetit se po dërgonte fëmijët e Turqisë në luftë ndërsa fëmijët e Erdoan e kanë shmangur shërbimin ushtarak.  Gjatë fjalës për anëtarët e partisë së tij Erdoan kishte akuzuar opozitën me të njëjtat fjalë: të pandershme, të ulët dhe të poshtër. Kjo sepse opozita kërkonte arsyet e ndërhyrjes ushtarake në Siri.

Tensionet në vend janë përshkallëzuar ndjeshëm pas vrasjes së më shumë se 50 ushtarëve turq në provincën veriore siriane të Idlib, vetëm muajin e fundit.

Turqia ka dërguar me mijëra ushtarë në Siri për të shmangur një ofensivë ushtarake të qeverisë siriane – e mbështetur nga Rusia – për të rimarrë kontrollin e Idlib. Si dhe për të mbështetur luftëtarët e opozitës siriane.

 

Artikulli paraprakBasha publikon videon: Kur mashtron e gënjen gjithë kohën, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën!
Artikulli tjetërCOVID-19, rrëfimi i një gazetari mbi frikërat që kanë pushtuar italianët