Juventusi vetëm 1 pikë me Romën, Pirlo: Hap prapa për ne

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e pranon se barazimi i skuadrës së vet 2:2 me Romën përbën hap prapa në paraqitjet e bardhezinjve dhe shpjegon se çfarë nuk shkoi mirë në Olimpiko.

Pirlo e ndryshoi vetëm një futbollist nga formacioni i ndeshjes së kaluar, të cilën e fitoi 3:0 kundër Sampdorias, Alvaro Morata në vend të Gianluca Frabotta.

Juventusi e gjeti veten dy herë në disavantazh pas golave nga Jordan Veretout, por u rikthye në të dy rastet falë Ronaldos, pavarësisht se për shumicën e pjesës së dytë luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Adrien Rabiot me karton të kuq.

Sulmuesi portugez shënoi nga pika e bardhë dhe pastaj me kokë për t’ia siguruar një pikë skuadrës së vet.

“Sa i përket paraqitjes, bëmë një hap prapa, por kjo është një punë në zhvillim e sipër dhe ne nuk e kemi pasur mundësinë të luajmë miqësore përgatitëse për t’i testuar taktikat tona”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Në fund e fituam një pikë, pasi ishim dy herë në disavantazh dhe pastaj luajtëm me një futbollist më pak”, shtoi ai.

Artikulli paraprakIshte dënuar në Itali për trafik droge, Prokuroria pushon hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Ramës
Artikulli tjetërNagorno – Karabakh: Historia e një konflikti