Pipero flet sërish: “Jam i vetmi mjek që i jam lutur kryeministrit”…

Mjeku Pëllumb Pipero ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij për gjobën për personat që nuk vendosin maskën, ku thotë se ai është ndoshta mjeku i vetëm që i ka kërkuar dhe i është lutur që kryeministri ta tërheqë vendimin.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot.

Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim”, tha Pipero.

Artikulli paraprakPërplasje në debatin presidencial: Trump i përmend aferat e djalit të tij me Kinën, Biden: Nuk e di se çfarë bën djali im
Artikulli tjetërRama do shkojë te shtëpia e Gjergj Fishtës, arrestohet nga policia ish-deputeti i PS, ndalohen edhe gazetarët (Foto)