Piktor shtirej se ishte dhe Hitleri!

Alfred Milot Mirashi

Milot ma scusa ma il vostro primo ministro é un Artista? Kështu më pyesin shumë miq të mi italianë.

Ç’mund t’i përgjigjem? Çfarë mund të mendoj unë për këtë FUNDERRINE, artist i falimentuar i cili më bën të ndihem i fyer edhe si artist. Më ngjason me ata talebanët e ndyrë me mjekërr të gjatë. Ky pseudo artist, bashkë me një IMPOSTOR tjetër siç eshte ai, Kryetari i Komunës së Tiranës, bënë gjestin me te poshter ne historine e tanishme te Shqiperise. Hodhën poshtë në mënyrë barbare simbolin e kulturës tonë. Një simbol të vjetër gati 100 vjet. Me dhunë, njëlloj si babai tij në kohën e HOXHES me tërë lapangjozet e tjere si babai i tij.

M’u kujtua tani, ajo periudha e dhimbshme e shembjes se Kishave. Si mund të imponohet me dhunë një TEATER i Ri ? (Të gjithë e dinin se në ç’gjendje ishte teatri Kombetar ) Me çfarë logjike rreh dhe përdhunon artistë e qytetarë të lirë që protestojnë në mënyrë të drejtë dhe paqësor? Po na del ky brekgjeri i brekusheve, tani bashkë me uniformën e Policisë si Cub Mirdite dhe po na i jep dajak popullit.

Do ta shemb TEATRIN, thotë, Ti i paftyrë, RRUGAÇ i edukuar me frymën e poshtër të pareve, dhe i rrethuar me LEPIRESA TE SHPIFUR që vetëm nga friga të rrinë afër. Ti sillesh si rrugaç pra, prit dhe pak se me këtë gjest që bëre ti Bashkë me Hienën e Bashkisë së Tiranës, IMPOSTORIN BUKUROSH të lëvizjes, do vijë dita që t’ju tregohet vendi i duhur ! Deri dje na shaje TALEBANET se llafet i ke të (bukura) kur don – se ke lindur mashtrues – që prishin vendet e Kulturës, Kultet e Historise, sot, paratë dhe miqësia me oligarkët të bën të veprosh si TALEBAN ! Ti je ARTIST ? Jo zotëri ti vetëm me artin s’ke asgjë të përbashkët.

Piktor shtirej se ishte dhe Hitleri. Po na komandon çdo gjë, je bërë i sëmurë atje me maninë e komandimit. Vetëm Shqiperia te behet me urdherin tend dhe sipas urdherit tend. Turp! Ke poshteruar dhe pushtuar çdo istitucion! Ne Galerine e Arteve, duket sikur ke vendosur dashnoren tende drejtor dhe pa urdherin tend asnje artist nuk mund te ekspozoje atje! Ti je SHQIPETAR ?!!

Po perse nje shoqeri te tille duam ne? Diktator i felliqur! Ti deri dje shaje diktaturen, apo sa t’iu zije postin atyre. Sot vazhdon akoma me oratorine tende te shpifur, duke bindur qytetaret se nuk je diktator. Ateherë na thuaj SINQERISHT ÇFARE JE ? Keshtu t’ua shpjegoj adhuruesve te tu qe te duan kaq fort ??!

Artikulli paraprakMbi 40 organizata shqiptaro-amerikane i bëjnë apel Presidentit Trump për Kosovën
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Yuri Kim: Basha po tregon lidership, presim…